LGTB, çadra e PD dhe kryqi!

19 Prill 2017, 17:26Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

 

Për dy-tre ditë me radhë, në shumë portale qarkullonte një lajm, se komuniteti LGTB i ka dërguar një letër kreut të opozitës, Lulzim Basha, që të mos pengojë paradën e tyre që zhvillohet më 17 maj.

Ishte një lajm mes ironisë dhe humorit.

Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë frikë se çadra e ngritur nga PD në mes të bulevardit, do të pengojë shëtitjen e përvitshme tashmë të 30 apo 40 vetave që dalin për t’u sensibilizuar me këtë komunitet, me pretendimin se ata nuk trajtohen si gjithë njerëzit e tjerë dhe përndiqen.

Ditën që doli ky lajm në media, po në bulevard, një grup prej më shumë se 4 mijë vetësh, marshuan pikërisht nga çadra, drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Nuk ishin protestues, as kërkonin ndonjë të drejtë.

Ishin besimtarët ungjillorë, të cilët këtë vit kishin vendosur që ta festonin krejt ndryshe ditën e Pashkës.

Ata ishin mbledhur nga gjithë qytetet shqiptare për të festuar, por edhe për të dhënë disa mesazhe paqeje dhe bashkimi.

Çuditërisht, në media nuk u përmend askund.

Disa televizione kombëtare, ndërsa jepnin lajmet për masat e sigurisë për festën e Pashkës, përmendnin edhe që forcat speciale kishin rrethuar sheshin “Nënë Tereza”, por nuk e përmendnin fare arsyen e këtij veprimi, që ishte pikërisht tubimi i besimtarëve ungjillorë.

Një drejtues i ungjillorëve, që është komuniteti i tretë zyrtar më i madh i të krishterëve në vend dhe që numëron mbi 30 mijë anëtarë në gjithë Shqipërinë, po më thoshte i mërzitur, se ky ka qenë një veprim i qëllimshëm i drejtuesve të mediave.

Personalisht nuk e besoj këtë gjë, më shumë se sa besoj faktin e cektësisë së medias.

Për median lajm janë ata 20 apo 30 homoseksualë që dalin në shesh, se sa 4 mijë besimtarë, sepse ata shkaktojnë reagim.

4 mijë besimtarë që dalin në shesh me mesazhe paqeje e dashurie, janë thjesht njerëz të “çuditshëm” për median, që nuk shkaktojnë asnjë kureshtje.

Media shqiptare nuk e kupton që në një vend agresiv, të varfër, ku shpresa e vetme është largimi drejt Perëndimit, ku politika është konfliktuale dhe e korruptuar, mesazhe të tilla duhet të gjejnë gjithmonë e më shumë vend.

Boll lajme me vrasje, përdhunime, vjedhje, korrupsion, veshje e zhveshje, fjalime patetike politikanësh e njerëzish sharlatanë, dëgjojmë përditë.

Ky vend më shumë se kurrë, ka nevojë për pozitivitet dhe dashuri.

Dhe kush më mirë se besimtarët, mund t’i përcjellin dhe transmetojnë këto tek të tjerët!

5 komente në “LGTB, çadra e PD dhe kryqi!”

  1. skender says:

    Gjithmone media keshtu ka vepruar me ne..Megjithese ne tv ftohen pastore perseri nuk permendet besimi i ungjilloreve nga tv.

  2. /// says:

    Ajo qe ka konstatuar gazetari eshte e vertete/ neve nuk shqetesohemi pse nuk dolem ne medja , po shqetesohemi me shume per shoqerin tone per popullin tone ne c’batak ka rene.

  3. Gezim says:

    Një Kishë që kërkon te vlerësohet nga bota apo gazetare te kësaj bote,nuk e ka njohur akoma Zotin e jetës….
    Jezusi tha ne botë do keni mundime.
    Jezusi tha ata do ju urrejnë juve se me kanë urryer me pare mua.
    Jezusi tha për shkakun tim do ju urrejnë,percmojn,akuzojnë, denojne.. etj etj.
    Jezusi tha ungjilli eshte jet per ata që besojnë e marrëzi per ata qe e mohojnë.

    Në vend qe te merremi me mosmarrëveshjet qe ka trupi i Krishtit brenda saj….ku Pastore nuk flasin me njeri tjetri ku xhelozia e mos falja ka marr përmasa te papranueshme ne mes vëllezërve e motrave merremi pse tv apo gazetaret nuk filmuan komentuan apo nuk e dhane kete lajm.
    Kisha nuk ka nevojë per vëmendjen e medieve por per vemendje e asaj cfare FRYMA I THOTË KISHES.
    ZOTI BEKOFTE SHQIPËRINË.

  4. Beni says:

    Per çfarë duhet vëmendja nga media?
    Të krishtërëve duhet t’iu dëgjohet nami nga njerëzit për punët e mira e jo nga media.
    Shpresoj mos jetë aq keq gjendja e të krishterëve sa të kërkojnë të njihen e vlerësohen nga mediat.

  5. parada says:

    Nje grup te indoktrinuarish nga nje fe dosido qe tregon perralleza me engjej nuk meriton te njejten vemendje ne media me kauzen per barazi te nje komuniteti minoritar qe jo vetem pretendon se po diskriminohet, por realisht po diskriminohet nga nje shtet me legjislacion te vjetersuar dhe perjashtues. Gazetar shpellash apo lagjesh eshte ky artikullshkruesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje