Politika shqiptare është treguar e pamëshirshme në raport me Kushtetutën e vendit sa herë që ka rezultuar e paaftë për t’i dhënë drejtim krizave. Ajo që po ndodh në debatin politik të ditës është shembulli më i qartë se Kuvendi është zëvendësuar nga çadrat dhe tryezat me dyer të mbyllura ndërsa ligji themelor i shtetit nuk ka më asnjë rëndësi dhe funksion.
Dita e nesërme shënon edhe afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve ndërsa mazhoranca është ajo që po tregon paqartësi pasi opozita e ka thënë fjalën e saj. Vendim demokratik apo jo, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj u janë dhënë tre mundësi për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Duke i ofruar Lulzim Bashës variantin se “nëse nuk e kap autobusin e parë, vjen i dyti”, mazhoranca nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shkelur afatet kushtetuese për regjistrimin e zgjedhjeve. Përballë kësaj qëndron edhe kreu i KQZ, që i jep opozitës mundësinë që të hipi në autobusin e tretë dhe të fundit që vjen në stacion.
Partia Demokratike që ka refuzuar të regjistrohet më datë 10 Prill si subjekt zgjedhor, nesër ka mundësinë e dytë për t’u regjistruar si parti dhe si koalicion njëkohësisht. Pra 19 prillin opozita ta shfrytëzojë për të regjistruar partitë dhe koalicionin në KQZ. Ndërkohë, 29 Prilli është dhënë si një tjetër zgjidhje nëse Lulzim Basha ndryshon mendje. 29 Prilli kur subjektet duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve, gjithashtu i është lënë opozitës në dispozicion që të kryejë të gjitha regjistrimet e mundshme.
Ndërsa afati i regjistrimit të koalicioneve përfundon në mesin e kësaj jave, i vogli Ilir Meta nuk ka ende një përgjigje nga i madhi Edi Rama që i “lutet”. Kështu, edhe LSI-së po i jepet një mundësi tjetër antikushtetuese për t’u shprehur për koalicionin në datën e dorëzimit të listave, 29 prill.
Sido që të shkojë çështja e krizës apo ngërçit, Kushtetuta është pak të thuash se nuk po respektohet. Me shkeljen e çdo afati dhe detyrimi, ligji themelor është përdhunuar hapur. Politika nuk i nënshtrohet më Ligjit, por vendimeve të fshehta në tryeza restorantesh ose atyre indirekte në konferenca për shtyp.
shqetesim jashtezakonisht i drejte.
si nje addicted person qe s’ka vullnet te shkeputet nga addiction-i i vet, shqiptari eshte qenie me vullnet po aq te dobet per t’iu permbajtur rregullave dhe kushtetutes.
Te vjen ndot nga te qenet shqiptar, qenie e ligesht si me qene grua me barre
keni te drejte,por sic thote dhe populli nuk behet stan me lepuj.Disa lepuj jane futur ne cader se i tremben ligjit qe po vjen,kurse nje lepur tjeter,qe e heq vehten me te zgjuar dhe paraqitet si modern,demokratik e gjitheperfshires dhe qe punon me shume naten, diten ben deklarata e thirrje djalogu,kurse naten bashkepunon me lepujt e cadres,qe ne fund te fundit te realizohet deshira e madherise se tij.C’te themi,cdo dite i rritet koka qe i eshte bere si e nje qeni stani.Kurse Edi,eshte i detyruar te beje sikur nuk kupton dhe u ka hapur rruge si cmerve te Idrizit…ashtu dhe lepurit te djallezuar .
Ardit, nuk eshte shkel Kushtetuta me afatet e regjistrimit, por Kodi Zgjedhor.
Kodi zgjedhor ndryshon ne cdo pale zgjedhje, per te permiresuar zgjidhjen e situatave te dala nga zgjedhjet e meparshme.
Futja e PD n cader dhe makinacionet e LSI-se, nuk krijuan klimen n keot zgjedhje per permiresimin e Kodit (qe ne fakt duheshe bere qe ne 2016).
Nese PD dhe PS kane vullnet politik te ndryshojne afatet qe percakton Kodi, pa shkelur afatet Kushtetuese dhe logjiken e operacioneve, kjo eshte teresisht Kushtetuese. Eshte irracionale dakort, por klasa jone politike irracionale ka qene per 27 vjet dhe e tille do te mbetet deri sa Berisha te jete ne per kembe.
Kushtetuta mbron Kodin Zgjedhor, te drejten e votes etj. Ne rregull eshte autori, po jane cmendur keta te tjeret dhe populli fle gjume. S’i ben pershtypje asgje!!!
Duhet gjetur patjeter menyra per ta larguar nga skena politike LSI ,kete kancer te politikes shqiptare.
Likja nuk e do vetingun njesoj si dhe Saliu ,ndaj dhe po e vonon ate me lloj lloj sebepesh e duke i dhene shpres Lulit .