Rama: Qytetarët të refuzojnë thirrjet për bllokimin e rrugëve. Duan të destabilizojnë se çadra s'i mbron gjatë

23 Prill 2017, 18:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë thirrjet e opozitës për bllokimin e rrugëve nesër.

Gjatë “Komunikimit Javor” në Facebook, kreu i qeverisë foli gjatë për protestën e opozitës, çadrën në Bulevard dhe paralajmërimin për nisjen e një mosbindje civile për bllokimin e rrugëve nacionale që lidhen me kryeqytetin, mesditën e të hënës për një orë nga 11:00 në 12:00.

“U them sot të gjithë shqiptarëve, demokratëve, mos i jepni asnjë shans, asnjë mbështetje politikanëve që kanë frikë nga drejtësia. Mos i jepni asnjë të drejtë kujtdo që pengon rrugën drejt BE.

Refuzoni të bëheni mercenarë të politikës së përbuzjes, duke bllokuar rrugët ku kalojnë njerëzit, nxënësit, ekonomia jonë kombëtare. Policia nuk paguhet për të liruar rrugët, por për të mbrojtur çdo njeri, për të garantuar rend, qetësi, siguri.

Policia ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje të ligjit dhe të përfundojë përpara ligjit çdo shkelës”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish se opozita synon destabilizimin e vendit.

Sipas tij, çadra e ngritur në Bulevard dhe thirrjet për bllokimin e rrugëve, janë përpjekje e qartë për të prodhuar rrëmujë.

Çadra në Bulevard është shembulltyra spektakolare e mënyrës së mbrapshtë e të menduarit të politikës për njerëzit.

Dështuan ta bëjnë Shqipërinë shtet, dështuan ta demokratizojnë.

Janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë. Duan destabilizim, rrëmujë, tym pasi e kuptojnë se çadra nuk i mbron për shumë koha nga drejtësia”.

Deklarata e plote e Kryeministrit:

3 komente në “Rama: Qytetarët të refuzojnë thirrjet për bllokimin e rrugëve. Duan të destabilizojnë se çadra s’i mbron gjatë”

  1. shushica says:

    Jo z. Kryeminister …policia paguhet edhe per te ruajtur rruget,policia eshte forca e armatosur ,e specializuar per ruajtjen e rendit ….Policia nuk eshte nje institucion moral ,sic jane fete ,shoqatat …Ne se ke marre nje milion vota ,mbro shtetin ….Ne te kunderten bej doreheqje …ka plot djem te rinj qe kane guxim por edhe mencuri te drejtojne qeverine ,ne emer te te majtes fituese …Ndryshe ky vend do te kete pasoja te pallogariteshme …Pas ketyre terheqjeve ,cdo bande ,apo edhe grup showeror mund te beje cte doje ,,,dhe rikthimi ne anarki eshte me e tmerreshme jo se demokracia ,por edhe se diktatura .Mos e shnderroni vendin Somali ,merr per shembull Thacer,,lexo pak se cberi ajo ne vitet 80…

  2. shushica says:

    Jo z. Kryeminister …policia paguhet edhe per te ruajtur rruget,policia eshte forca e armatosur ,e specializuar per ruajtjen e rendit ….Policia nuk eshte nje institucion moral ,sic jane fete ,shoqatat …Ne se ke marre nje milion vota ,mbro shtetin ….Ne te kunderten bej doreheqje …ka plot djem te rinj qe kane guxim por edhe mencuri te drejtojne qeverine ,ne emer te te majtes fituese …Ndryshe ky vend do te kete pasoja te pallogariteshme …Pas ketyre terheqjeve ,cdo bande ,apo edhe grup shoqeror mund te beje cte doje ,,,dhe rikthimi ne anarki eshte me e tmerreshme jo se demokracia ,por edhe se diktatura .Mos e shnderroni vendin Somali ,merr per shembull Thacer,,lexo pak se cberi ajo ne vitet 80…

  3. Shpata says:

    Pergjigje Zotit Rama :

    Zoti Rama, nuk ka 101 arsye qe politika nuk beri dot shtet. Eshte shume e thjeshte. Politika do te vjedhi, shteti nuk te le te vjedhesh, pra politikes nuk i intereson te beje shtet !

    Per me teper, gjate Qeverise Rama, politika nuk eshte kenaqur vetem me vjedhje ‘klasike’, ajo ka ‘revolucionarizur’ te ardhurat nga droga dhe plehrat !

    Kjo eshte bere e mundur ne saje te ‘besnikeve te partise’ qe kontrollojne gjithandej informacionin dhe transportin e droges ! Policia e Rames ka dy dege, nje per te gjobitur popullin dhe mbajtur rregullin publik, dhe tjetren per te kontrolluar drogen dhe pislliqet!

    Çadra nuk eshte menyre qeverisje. Por ne kushtet e zgjedhjeve te rrezikuara seriozisht nga droga dhe krimi, nga qarkullimi i vlerave monetare neper bankat te zbardhjes se lekeve te droges, etj. nuk ka rruge te tjera, per te patur zgjedhje te lira, te pa paguara me pare nga Rama, me leket e droges dhe tapite e shtepive.

    Çadra po demaskon qe qeveria Rama fshihet pas vetingut, per te mbuluar qelbesirlleqet qe i kane dale kohet e fundit. Droga ka marre permasa gjigande, mashtrimet dhe korrupsioni jane shtuar, betonimet per fitime personale kane arritur kulmin, pasurite kombetare nuk ruhen me.

    Nuk e pengon aspak Vetingu, qeverine Rama, te beje shtet, ti kerkoje ministrave dhe nepunesve qe emeron te zbatojne ligjin.

    Por ne kundershtim me praktikat shteterore Rama zbaton ‘tekniken e urdherit te shefit’ qe qendron ne zbatimin e verber te urdherit te shefit dhe kur eshte ne kundershtim me ligjin !
    Republika e Rames nuk eshte gje tjeter veçse ‘principate e qelbur nga koka’

    Vetingun nuk e pruri Rama por e imponuan perendimoret, keshtu Zoti Rama te mos marri autoresi kote se koti.
    Endrra e Shqiptareve, per te jetuar ne shtet te lire dhe demokratik te tipit Europian, nen qeverisjen e Rames ka marra fund !
    Forcat demokratike duhet te bejne ç’eshte e mundur per te siguruar zgjedhje te lira te pa varura nga Droga dhe kushdo qofte tjeter !
    Gabimet dhe fajet e qeverive te mepareshme nuk mund te justifikojne Qeverine Rama !
    Zoti Rama hapi rrugen zgjedhjeve te lire, dhe te mos perserit si papagall qe data nuk ndryshohet dhe Vetingu, Vetingu, Vetingu!
    Asgje nuk duhet te marre peng zgjedhjet e lira ne Shqiperi ! Te gjitha forcat politike duhet te marrin pjese ! Populli shqiptar nuk pranon me diktature, cilado qofte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje