Bushati: Jo mosbindje civile, por mosbindje ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin nga frika e drejtësisë

24 Prill 2017, 11:15Politika TEMA

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, në një postim të tijin në rrjetin social facebook shprehet se nuk duhet të ketë mosbindje civile, por një mosbindje ndaj politikëve që duan destabilitet.

Shefi i diplomacisë shqiptare është njeriu ndoshta më i ndjeshëm në vend ndaj këtyre akteve që nuk i shkojnë për shtat integrimit të Shqipërisë në BE, teksa akuzon politikanët e opozitës se këto akte i bëjnë për shkak të frikës nga drejtësia, kerkon qe opozita ti kthehet normalitetit.

“Shqipëria nuk ka nevojë për mosbindje civile, por mosbindje ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin, për shkak të frikës nga drejtësia!”, shkruan Bushati në rrjetin social.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje