Bashkitë Vorë dhe Kamëz kanë paralizuar punën këtë paradite, për t’u bërë pjesë e protestës së opozitës.
TemA mëson se, me një urdhër nga drejtuesit e këtyre bashkive, të gjithë punonjësit mësohet se kanë lënë zyrat për t’u bashkuar me protestuesit e PD në sheshin “Shqiponja” në Tiranë, për të bllokuar rrugën.
Të dyja këto bashki afër Tiranës drejtohen nga përfaqësues të PD dhe një urdhër partie pa dyshim që për ta është më i rëndësishëm sesa shërbimi për qytetarët.
Kjo eshte Republika e Re e Lulit , Xhelalit dhe Fiqiriut.
O shteti prej kartoni. Çoni nje inspektim nga dikasteri per kontroll. Kush nuk gjendet ne pune ti jepet ne dore letra e liçensimit. Bashkite nuk Jane prone private. Nese nuk i vini fre ketyre shemtirave, eshte e kote qe doni reforma. Reforme eshte zbatimi ligjit , jo i maliqit. Protesta behen ne gjithe boten. Po kur e organizon sindikata. Partite nuk kane te drejte te trajtojne administraten si mall privat.