Njeriu i Merkel vjen sot për ngërçin politik, opozita bllokon rrugët e vendit. Paloka e skuadra e tij e bllokojnë te "Shqiponja"...!

24 Prill 2017, 08:47Politika TEMA

Dita e sotme do të jetë e mbushur me shumë zhvillime në Shqipëri. E ndërsa pritet që sot në Tiranë të mbërrijë negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister, PD nis tubimet në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët.

David McAllister, zv/presidenti i Partisë Popullore Europiane dhe kreu i komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian, është një nga njerëzit e besuar të grupimit më të madh politik të të djathtës europiane dhe i kancelares gjermane Angela Merkel, por njëkohësisht edhe një i njohur i kryetarit demokrat Lulzim Basha.

Report TV shkruan se ai do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike, por arritja e qëllimit parashikohet shumë e vështirë, pasi opozita itensifikon aksionin, pasi mbi 60 diteve në çadër.

Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga një tjetër gjerman, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

McAllister dhe Fleckentsein do të kenë për mision gjetjen e një rrugëzgjidhje mes maxhorancës dhe opozitës e cila do të çonte në dhënien fund të ngërçit politik dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

BE është shprehur e shqetësuar edhe në lidhje me tubimin e fundit që ka lajmëruar opozita sot, por Basha paralajmëron se do të jetë paqësore.

Protesta në të gjithë vendin pritet që të nisë në orën 11:00 dhe do të zgjasë një orë, ndërsa do të bllokohen rrugët kryesore në Tiranë dhe ato që lidhin rrethet me kryeqytetin.

Te rrethrrotullimi i “Shqiponjas” ne hyrje te Tiranes, do ta bllokoje Edi Paloka me skuadren e tij.

Arben Ristani ndërkohë do të jetë në krye të protestës te rotonda e Plugut në Lushnje; Edmond Spaho në Bradashesh; Aldo Bumci është caktuar në Milot; Edi Paloka te sheshi “Shqiponja”, zonë ku do të jetë edhe kryedemokrati Basha në orën 11:00.

Ndërkohë që Flamur Noka do të drejtoje protestën me bllokim rruge në zonën e Shkollës Teknologjike në Tiranë.

2 komente në “Njeriu i Merkel vjen sot për ngërçin politik, opozita bllokon rrugët e vendit. Paloka e skuadra e tij e bllokojnë te “Shqiponja”…!”

  1. Ardi says:

    Ky eshte grupi me i forte, tek shqiponja, me palluqen ne krye,,,hahaha, keto Jan bo gallat fare,, po lejn nom ,,, su zuni bytha ven ke cadrà, tashti kan mar rruget si zingaret neper semafor,,,,

  2. era says:

    Zgjidhja, do jete hedhja ne kosh e vetingut dhe eligjit te drejtesise,duke amnistuar,Berishen,per te gjitha poshtersite,vjedhjet,vrasjet,shkaterimin,djegjet,duke falur Lulin,Ramen Meten dhe te gjithe kriminelet,hajnat,te poshtrit.Pra riciklimi i maskarenjve perseri ne politiken shqiptare.Sistemi kapitalist,nuk mund te ndeshkoje dhe te jape drejtesi per kriminelet e pasuruar,me pelqimin e Europes dhe ShBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje