Sot Lul Basha foli nga cadra “e lirisë” që është cadra e shpëtimit ne fakt për qarkun e Fierit. Për problematikat dhe për varfërinë në këtë qark, që e kishte prekur shumë Lulin. Kështu Luli i qau hallin Fierit që historikisht ka votuar majtas, e që PD ka që që pa fituar qoftë në zgjedhje lokale apo edhe në ato të përgjithëshme.
Shumë i prekur Luli nga e keqja qe socialistet i kanë bërë Fierit, e ku Luli bujar premtoj pa fund për të mirën që do ti vij Fierit pas fitores së cadres mbi shtetin ligjor.
Por për ke Fier e ke fjalen Lul? Për Fierin që ja bllokove buxhetin lokal ne këshillin bashkiak 6 vjet? Të mbahet mend Lul kur Fieri në kohen e Baftjar Zeqaj nuk kishte para as për të pastruar rrugët e as për të mbledhur mbeturinat? Makinat e komunales dhe të gjelbërimit nuk kishin naftë Lul për të lëvizur. Nuk kishte para as për të shtruar një rrugicë në qytet, nuk kishte lek për ndricim, nuk kishte para për as një investim nga Bashkia Fier, sepse partia jote Lul nuk kalonte buxhetin në këshillin bashkiak. Për asnjë arsye Lul!
Apo e ke fjalen për Mallakastrën që i mbylle uzinen Lul, që e zhyte në varfëri dhe ku Bankers-i ishte guvernanti i pashpallur që s’paguante as një taksë e që naftën e vendit e vidhte lum. Mallakastrën që ende është në një regjim keq-menaxhimi.
Apo e ke fjalen për Divjakën ku nuk bërë asgje për buqësinë ? Të mbahet mënd Lul ku qeveria jote nuk rimbursonte bujqët për naftën ? Ku nuk kishte asnjë përpjekje për të krijuar një treg për buqësinë në Divjak me qëllim që fermerët atje të shisnin produktin e tyre jashtë. Sa kanale hapi dhe pastroj partia jote në Divjak Luli ? I ke parësi jan bërë sot, e ke parë Divjakeën pas Rilindjes Urbane ? Po Misri pa kokra të kujtohet Lul ? E di ti ca dëmi shkaktoj ai ne Myzeqe ? Po për disinfektimin ne Divjak ca ka bërë partia jote ? A ka bërë ndonjë disifektim PD ndonjeherë në Divjakë Lul ? Nese se di ta them unë: JO Lul, asnjë here!
Për kë Fier fole sot Lul më thuaj ? Për tetë vjet të qeverisjes së partisë tënde në Fier s’pati asnjë investim Lul asnjë. Cfarë bëre ti dhe parta jote për Fierin? Asnjë investim, asnjë mbështetje, asnjë grand, edhe kjo vetëm për një arsye: sepse Fieri ishte edhe është socialist. Kështu ju u hakëmorrët ndaj qytetarëve që ju refuzuan në 2005, në 2009 dhe në 2013.
Po për Faik Myrtajn pse s’fole sot Lul? Nga Fieri ishte edhe ai. Pse s’fole për të sot Lul, pse su tregove se si e vrave në mes të bulevardit në 21 Janar, për të vetmin “krim” që ai po bëntë: po protestonte kundër teje Lul? Pse nuk fole për familjen e tij në Fier, për të birin e tij që u vetëvra sepse qeveria jote dhe ti i vrat babain dhe nuk i dhatë kurrë drejtësi.
Lul cadra jote është një cadër që mbron Saliun nga vetingu, dhe është një alibi për ty nesër. Ti e ke ngritur cadrën sot sepse e di që do humbësh në zgjedhje Lul. Edhe kështu po ngre alibin tënde. Alibin tënde të humbjes. Këtë se di vetëm ti Lul. Këtë e di edhe unë, edhe ata që të vin ty në cadër edhe të gjithë ata që do të votojnë e s’do të votojnë në 18 qershor. Gjithësesi kjo është puna jote mua s’më intereson. Por vetëm dicka Lul: Mos fol më për Fierin. Të paktën ti dhe partia jote JO!
Vari bidonat sharlatanit qe ben vetem monolog dhe kujton se po trondit dynjane. Jo vetem Fieri, por i gjithe vendi tashme e di se Lulushet dhe kafshet e SHQUPIT jane kanceri i Shqiperise.
LULUSHE ,MOJ LULUSHE!
BOLL NA ÇAVE B…n EEE!!
TI S’KE FAJ, E KEMI NE,
PRI VETINGUN ,SE PO VJE!!!???
POPULLORE ,KATUNARE, FIERAKE!!??
Nuk duhet tja merni seriozisht se ishte ne Tirane kryetar me vota te vjedhura dhe per kater vjet nuk beri asnje leke pune.
Luli edhe lulashet e Saliut e kane mire.Vidh e vidh e perveteso,copto teritor nga menget e vendit e mos luaj fare nga istikami po kerko qeverri teknike se je mesuar me pushtet ne tavoline!
Erion Brace ,eshte nji politikan i mbrekullueshem dhe nji punetor i pashoq ,ku divjaksit e duan shume .
Megjithatë, “miqtë” tanë evropianë dhe amerikanë, nuk kanë mbajtur dhe nuk mbajnë asnjëherë një qëndrim të prerë dhe të qartë, ndaj çmëndurive sharlatane të Sali shpellarit dhe kones së tij Lul vazelinës…, por përpiqen t’i anashkalojnë me gjysma fjalësh… Pse vallë…???!!!
Lul, ne gjuhen Hollandeze (Dutch), përkthehet kar. Futu ne Google translate dhe shihe. Keshtu që më mirë thirreni Basha. Se edhe me e therrit Lulzim do lexohej karzim!!!
o tit dhe po kerkove emrin tend e din ça del??/ ””’baş tan kara ””’