Viktima e dytë e Sukthit ishte akuzuar për vrasjen e shokut të fëmijërisë në Vlorë

25 Prill 2017, 16:32Kronika TEMA

Juxhin Dautaj ishte personi i dytë që mbeti i vrarë në atentatin mafioz të Sukthit.

Mendohet se ai është vrarë aksidentalisht, pasi objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë ish-kreu i Krimit Ekonomin në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj.

Ky i fundit akuzohej se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

Por dhe Dautaj nuk është një emër i panjohur.

Dautaj ka qenë i akuzuar për vrasjen e Fation Bamit.

Ai u qëllua në mjetin e tij më 17 mars të 2012-s në Vlorë.

Banit ka qenë ish-kampion i bilardos në Vlorë.

Por Juxhin Dautaj u shpall i pafajshëm.

Bani u ekzekutua me tre plumba në trup, teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Pavarësia.

Fillimisht për ngjarjen u dyshua si autor shoku i tij i fëmijërisë, Juxhin Dauti, 22 vjeç në atë kohë.

Sipas hetuesve të çështjes, dy të rinjtë ishin duke udhëtuar bashkë në automjetin tip “Peugeot” me targa italiane, pas stadiumit të Vlorës.

Gjatë kësaj kohë dyshohej se Dauti e ka qëlluar Fatos Banin me pistoletë.

Por, Dautaj u shpall i pafajshëm më pas, ndërkohë që vrasja e Banit mbeti mister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje