Luciano Moggi tek Partizani, jehonë në mediat italiane

27 Prill 2017, 16:16Sport TEMA
Luciano Moggi tek Partizani, jehonë në mediat italiane

Afrimi i Luaciano Moggit tek skuadra e Partizanit, ku do të jetë këshilltari i presidentit Gaz Demi ka bërë jehonë në mediat italiane.

E përditshmja italiane “La Gazzeta Dello Sport”, lajmin e Moggit e ka vendosur në faqen e parë ku shkruan.

“Moggi në Shqipëri, këshilltar i Partizanit. Ish-drejtori i Juventusit do të jetë këshilltar i presidentit të klubit shqiptar, Demi”, shkruan “La Gazzeta Dello Sport”.

Ndërsa Goal.com shkruan: “Moggi rifillon nga Shqipëria, këshilltar te Partizani. Pas 10 vitesh nga skandali i ‘Calciopolit’, Moggi merr një rol tjetër në një klub futbolli”

Luaciano Moggi ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me Partizanin dhe do të konsistoj në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje