Pamjet e rënda: Ja si u masakrua deputeti shqiptar brenda në Kuvend. Reagon Tirana zyrtare

27 Prill 2017, 21:09Rajoni TEMA
Pamjet e rënda: Ja si u masakrua deputeti shqiptar brenda në Kuvend.

Dhuna që ka pushtuar ambientet e Kuvendit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, e ushtruar nga mbështetës nacionalistë të VMRO-DPMNE-së së Nikola Gruevskit, ka lënë në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, kreun e Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela.

Mediet e shumta maqedonase e kosovare kanë arritur të publikojnë edhe foton e deputetit të Aleancës për shqiptarët, të gjakosur tërësisht në fytyrë, i cili tërhiqej zvarrë nga deputetë të tjerë për ta shpëtuar nga dhunuesit.

E pavarësisht thirrjeve të ambasadorëve të huaj në Maqedoni, drejtuar palëve politike, për vetëpërmbajtje dhe dialog në vend të dhunës, mbështetës të partisë në pushtet të Gruevskit vijojnë të mbajnë të rrethuar Kuvendin e Maqedonisë, duke hedhur edhe lëndë piroteknike.

Sipas njoftimeve më të fundit, policia po përgatitet për të ndërhyrë në Parlament për të nxjerrë prej andej deputetët dhe gazetarët e bllokuar nga protestuesit me maska të zeza në kokë.

Reagon Tirana zyrtare

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar pas akteve të dhunës në parlamentin maqedonas.

“Po ndjekim me shqetesim të madh përshkallëzimin e situatës në Maqedoni dhe  skenat e dhunës në ambjentet e Kuvendit ku raportohen sulme ndaj  deputetëve.

Përplasje dhe skena të tilla dhune kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe aspak të denja për një demokraci parlamentare. Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar.

U bëjme thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë vetëpermbajtje, të mos përdorin retorika që përshkallëzojnë situatën e tensionuar dhe të angazhohen maksimalisht, me qetesi, e gjakftohtesi në një dialog të qenësishëm.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje forcave të rendit të angazhohen në ruajtjen e rendit publik dhe sigurisë së gjithë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve, në të mirën e tyre të përbashkët, të bashkejetesës e harmonisë ndëretnike si edhe të përparimit euroatlantik të vendit.

Mbështesim thirrjen e ambasadoreve të vendeve të BE-së dhe të SHBA-së për të shmangur dhunën dhe për të nisur një dialog të qënësishëm politik në Maqedoni”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

12 komente në “Pamjet e rënda: Ja si u masakrua deputeti shqiptar brenda në Kuvend. Reagon Tirana zyrtare”

  1. adriatik dhalla says:

    Ministri i Policise eshte shqiptar …

  2. Genti says:

    Ai shtet duhet ndar, ndryshe ashtu do i shohim gjith shqiptatet.

  3. DETARI [email protected] says:

    Kafsheria sllave eshte ne grahmat e saj te fundit !
    Shqiptaria ne Mal te Zi ,ne Kosove ,ne Maqedoni dhe Presheve , eshte tashme ne sedilen ku ulesh per te Timonuar !!!

    Bravo Edi Rama !

    Poshte Sali Karaxhici !

    Rrofte kombi shqiptar !

  4. boom says:

    Kafshet sllave nuk ngopen me gjak shqiptari.

  5. Trimi says:

    Kur shqiptaret e maqedonis Kane nevoj se kurr per mbeshtetje Lulzim basha ju mban kandilin ndezur ne shqiperi ja pra tradhetaret se kush jane Kane hallin te kap kolltukun lyrashi

  6. Ylli says:

    Profeti i hapesires shqiptare ne Maqedoni , Arber Xhaferri e ka shpjeguar qarte dhe realisht paster: dy popujt ,shqiptar dhe maqedonas nuk mund te rrojne bashke.Shqiptaret te bashkohen, te bashkohen dhe vetem te bashkohen.Ketu fillon shpetimi dhe bashkimi i trojeve vendbanuese shqiptare.Nese arrin te na imponohet shoqeria maqedonase , nuk ka turp me te madh per shqiptarine.Vetem se duhet gjakftotesi dhe maturi.Jam i djathte , por jam shqiptar.Lutem qe Edi Rama te kete nje plan rezerve per problemin shqiptar te FYROMIT.Erdhi koha por nuk e di a jemi gati.Dhe pse asnjehere nuk kemi qene gati ???? Kesaj here lutem qe PO.Zoti ruajt shqiptaret.

  7. Kapit Tupalla says:

    SALI BERISHA DHE LUL BASHA NË BURG, SA MË PARË, SE SKENA TË TILLA DO TË SHOHIM EDHE NË TIRANË !!!

  8. miri says:

    kjo eshte loja e takimit te Fazllicit te Saliut, Avenir Pekes she Sashes se Gruevsit…. Salush mor funderrine si nuk hoqe dore nga keto maskarada o djali i Karaxhicit… A ka ngel ndonje shqiptar ne PD? …Ku jeni o tru shplare frikacake? vetem per te djegur Shqiperine jeni gatuar ju o felliqesira?

  9. Raimond vlonjati says:

    Aty Shqiperis nuk duhet te mjaftohet me nje deklarate te thate ,
    por duhet te coje tanket ne kufi me Maqedonine

  10. pedro i ri says:

    sllavo maqedonasit nuk jane komb por grupim sllav pa identitet

  11. arturi says:

    Shoket e Salih Karaxhiçit po vrasin shqiptaret ne Maqedoni! ?
    T’u shofte emri, o Salih shtrigani!

  12. Lugati says:

    o ed rama nuk po te thrras si perhere se nuk osht momenti..une nuk ju du asnjonin si klase politike majtas e djathtas pa perjashtim…po me ket moment po patet pak burrni dhe pak gjak shqiptari ka ardh koha me u bo gjithe bashke…dhe me i lone menjane sherret me njoni tjetri ..nuk me intereso kush ka faj dhe jo…pranej ti ne ket moment je kryeministri shqiptarve duhet te mledhesh me cdo kusht te gjitha forcat politike ne shqipri dhe te dilni gjithe bashke me nji pergjigje te forte kundra sllaveve te uraleve te rusise alias serb+maqedonas..boll kan duru shqiptaret..kush nuk i pergjigjet thirjes tate nha partite politike..te deklarohen atishqiptare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje