Presidenti i ri/ Eni Vasili: Nëse zgjidhjet Meta, në 18 qershor votohet edhe pa opozitën. Tonet e Ruçit, lojë politike PS-LSI

27 Prill 2017, 17:36Politika TEMA

Gazetaria Eni Vasili ka komentuar situatën politike ku ndër të tjera ka nënvizuar se tonet e ashpra të kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi  nga foltorja e kuvendit drejtuar Ilir Metës, janë lojë politike mes PS-LSI.

Vasili komentoi dy skenare se si mund të zgjidhet çështja e presidentit.

Ajo gjithashtu foli për mundësinë e bërjes së Ilir Metës president i Republikës.

Tonet e ashpra të Ruçit

Flas për një lloj skenari politik që i thërret PS dhe LSI-në në një lloj pakti të mëparshëm. Sot flitet dhe idea e Metës president.

Nëse do pranohej ky skenar, do kuptohej ky shpërthim i Ruçit. Pritet një mbledhje e grupit të LSI-së për të mbajtur një qëndrim të zyrtarizuar.

Tonet e ashpra të Ruçit ishin një lojë politike e PS dhe LSI-së, se nëse Meta zgjidhet president, 18 qershori do jetë padiskutim data e zgjedhjeve, pa praninë e opozitës.

Ekziston dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme, që në një farë mënyrë do ruante paqen e të gjitha partive politike, do nxirrte PD-në nga çadra.

Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, edhe opozita do dilte disi e paprekur nga kjo krizë e gjatë politike. Por unë i besoj më shumë skenarit të parë.

E do Meta Presidencën apo është i detyruar?

Jo, posti i presidentit është posti më i rëndëisshëm i përfaqësimit shtetëror. S’e ka refuzuar ndonjë, përveç Kadaresë, e aq më pak Ilir Meta, që është politikan karriere.

Mendoj se presidenti është post i rëndësishëm. Ka qenë qëllim dhe i Fatos Nanos të jetë President, por s’e ka mbështetur PS dhe Rama. Meta ka dashur ta veshë petkun e një personaliteti mbi palët

Ruçi tha ne i kemi 71 vota për ta zgjedhur presidentin

Nuk ka nevojë për presion nëse është kështu. Edhe Meta e quan Kodin Zgjedhor të mallkuar, pra PS i ka votat për ta zgjedhur. Kjo është pjesë e lojës politike drejtuar PD-së, si për t’i thënë që të pritëm. Por Basha thotë: O gjithçka, o asgjë!

Këto komente ajo i bëri rë në rubrikën “Opinion” në News24.

7 komente në “Presidenti i ri/ Eni Vasili: Nëse zgjidhjet Meta, në 18 qershor votohet edhe pa opozitën. Tonet e Ruçit, lojë politike PS-LSI”

  1. saliu says:

    Ashtu te tha ty Hasanbelliu se eshte loje politike midis PS dhe LSI? Cfare te duket vetja ty moj debile?

  2. toni says:

    Edhe bufi e kupton qe kjo eshte loje.. A sa diletant qe jane ose vertet ketij populli I kane zene syte lesh e veshet dyll.

  3. Maloku says:

    Ah moj Eni kur ngeli politika ne doren e nje gazetaruce si je ti ,mallkuar qofshim.

  4. stefan says:

    Si do ta nxirrnin PD nga çadra zgjedhjet e parakohshme zonje?!
    Analize e dobet!

  5. Treviso says:

    A i takon Ilir Metes ky post????????????????????????
    Turppppppppppppp edhe te kandidohet.

  6. ShqiperiaIme says:

    Nese PD nuk futet ne zgjedhje apo te beje opoziten atehere do te kete nje opozite fiktive me parti si LSI, PDIU e disa te tjera pa ndonje rendesi. Do jete nje situate e ndere nese ndonje nga kto parti vendos te dal nga parlamenti nese mazhoranca nuk i mbeshtet programin duke kaluar ne mono parlament dhe zgjedhje te parakohshme.

  7. Lpl. says:

    Neqoftese Tema boton shkkrimet e Spartak Ngjeles une nuk do ta lexoj me kete gazete , Meta e meriton postin por lakejt qe kane llape deri dje duke na shitur moral nuk duhet te flasin me .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje