Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani fiton derbin me Tiranën

28 Prill 2017, 20:57Sport TEMA

Është sërish Partizani që fiton derbin e kryeqytetit në përballjen kundër Tiranës duke triumfuar në “Selman Stermasi”.

Një fitore spektakolare kjo e 15-herë kampionëve të vendit të cilët arritën që të përmbysinin avantazhin e krijuar nga Tirana, duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1.

Një fitore plotësisht e merituar për skuadrën e drejtuar nga Sulejman Starova, të cilët dominuan sfidën përgjatë gjithë 90-minutave, duke vijuar rrugën drejt titullit kampion.

Heroi i të kuqve në këtë takim është padyshim bomberi shkodran Xhevahir Sukaj që shënoi golin e fitores për të kuqtë në minutën e 86-të duke shpërther në festë tifozerinë e kuqe.

Golin e parë të takimit e shënoi Edeh për Tiranën në minutën e 14-të, ndërsa Batha barazoi në fundin e pjesës së parë.

Një fitore me shumë peshë kjo për Partizanin që tashmë ngjitet në krye të tabelës së klasfikimit me 65-pikë të grumbulluara./f.b

Goli i Edeh

Goli i Bathes

Goli i Sukajt

3 komente në “Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani fiton derbin me Tiranën”

  1. tironci i kuq says:

    Kryeqyteti ka qene gjithmone i kuq dhe ashtu do te mbetet!!!

  2. Andi Kananaj says:

    Urime Partizanit fitoj me veshtiresi. Edhe Erjon Braçe kishte veshur sot pantallona te kuqe per te ndezuar demat e Demit, qe ky ti’a valonte pastaj. Erjoni dhe Gazi jane simboli bipolar i Partizanit.

  3. Ivan i madh says:

    Se fitoi Partizani pa shkoi Bracia votoi Liken si deri ne thes per president. Tani mos e hape gojen me per Duken se nuk ka as goje as fytyre Brace trimi te flase se te dy te njejte jane dhe ata qe i votuan nuk kane dallim. Mos themi qe keta te FSHF mos qendrojne me lart se ata lepujt e parlamentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje