Luis Figo: Juventusi favorit për të fituar Champions League

28 Prill 2017, 16:12Sport TEMA

Legjenda e Real Madridit, Figo, beson se “Zonja e Vjetër” ka mjaft aftësi për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, megjithëse sipas tij nuk ka favorit në këtë fazë.

“Kur të arrini në gjysmëfinale, nuk ka asnjë favorite. Megjithatë, unë besoj se klubet që janë më të vjetra fitojnë, sidomos në Ligën e Kampionëve. Historia dhe tradita për ata që kanë fituar më shumë mbizotëron në fund, por në dy ndeshje çdo gjë mund të ndodhë”, tha Figo.

Më tej ai shtoi se Juventusi ka shumë shanse që të dalë kampion pasi ka eleminuar një nga kundërshtarët më të fortë të këtij kompeticioni sic është Barcelona.

“Fakti që Juve është në gjysmëfinale do të thotë se ata janë të fortë, veçanërisht për shkak se kanë eliminuar Barcelonën dhe ekipet e tjera të forta, se ata janë rritur dhe kanë një shans për të fituar Ligën e Kampionëve”, përfundoi portugezi.

Juventusi do të përballet në gjysmëfinale me Monacon, ndërsa Real Madridi me Atletico Madridin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje