Diego Simeone i thotë jo Interit

27 Prill 2017, 17:21Sport TEMA

Diego Simeone refuzon cekun e bardhë. Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se drejtuesit e skuadrës së Interit, ishin të gatshëm ti ofronin teknikut të Atleticos së Madridit cekun e bardhë, vetëm që ai të merrte në drejtim stolin e zikaltërve për sezonin e ardhshëm. Por, duket se dëshira e drejtuesve të klubit italian është shuar shumë shepjt, pasi “El Cholo” pavarësisht ofertës së bërë, nuk ka shfaqur gatishmëri për tu rikthyer në Milano.

Javën e kaluar ka pasur një takim mes Simeones dhe drejtorit sportiv të zikaltërve Piero Ausilio, për të dëgjuar me kujdes planet e këtij të fundit për ringritjen e Interit në nivelet më të larta. Duket se argumentat nuk e kanë bindur teknikun e Atleticos së Madridit. Diego Simeone me shumë gjasa do të vazhdoë të drejtojë stolin e colchoneros dhe dëshira e tij e madhe është që të udhëheqë skuadrën edhe për disa vite, këtë herë në shtëpinë e tyre të re që do të inagurohet së shpejti. Stadiumi i ri i Atleticos do të quhet “Ëanda Metropolitana”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje