Moxhi: Te Partizani nuk jam në punë, të shohim nëse do paguhem

28 Prill 2017, 15:22Sport TEMA

“Le të themi që do t’i jap presidentit një dorë me lojtarët. Ai më pyet për cilësitë e futbollistëve të ndryshëm dhe unë i përgjigjem, kaq. Për më tepër këtë gjë e kam bërë prej 4-5 muajsh sepse kam qënë në Tiranë disa herë. Futbolli është si drogë për mua, më pëlqen të qëndroj i informuar për zhvillimet e fundit. Me Partizanin nuk kam një punë konkrete, nuk kam firmosur për diçka të veçantë, është një punë këshillimore për miqësi.

A do paguhem? Të shohim, nuk e di nëse miku im Gazmendi do të më njohë ndonjë detyrim në emër të miqësisë sonë, gjithnjë në rast se gjërat shkojnë mirë, nëse këshillat e mia do t’i vlejnë. Unë nuk kam kërkuar asgjë sepse nuk është një punë”, ka thënë Moxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje