Partizani rigjen kapitenin, Tirana ngjishet në mesfushë

27 Prill 2017, 21:02Sport TEMA

Partizani dhe Tirana u dhanë dorën e fundit përgatitjeve përpara derbit të katërt sezonal që do të vendosë shumë edhe për fatet e sezonit të të dyja skuadrave. Trajnerët janë treguar të kujdesshëm për të përzier letrat por risitë më të mëdha vijnë nga kampi i kuq ku Partizani mund të buzëqeshë me rikthimin e Mazrekatj dhe kapitenit Alban Hoxha në seancën e fundit stërvitore. Numri 1 nuk merrte pjesë në stërvitje prej disa ditësh për shkak të një problemi në dorë, ndërsa Mazrekaj ende jo në 100 të formës pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Mesfushori Lorenc Trashi nuk u rrezikua nga stafi mjekësor për shkak të një goditjeje të marrë por do të jetë në dispozicion të trajnerit Sulejman Starova që synon të hedhë në fushë një formacion sulmues.

Me Hoxhën në portë linja mbrojtëse do të jetë me 4 ku Kalari mund të rreshtohet nga e majta duke vazhduar më pas me Krasniqin, Malotën e Fejzullahin. Ramadani përpara mbrojtjes rreshtohet në linjën e mesfushës bashkë me Bathën e Vilën ndërsa në sulm Trashi mbetet i favorizuar ndaj Cetkovic, Torrasa do të veprojë në krahun tjetër ndërsa Ekuban në majën e sulmit. Ndryshe nga Starova që ka në dispozicion zgjedhje të shumta, formacioni i Tiranës mbetet disi më i lehtë për t’u parashikuar or jo rreshtimi pasi Josa mund të zbresë në fushë skemën 4-1-4-1 për të ngjeshur sa më shumë mesfushën bardheblu./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje