FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Shqipërisë me 100.500 mijë dollarë për sjellje të gabuar të tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Italisë.
Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë u ndërpre për rreth 10-minuta në muajin e kaluar në Palermo, pasi tifozët shqiptarë hodhën fishekzjarrë në fushën e lojës.
Shqipëria është gjobitur plot katër herë në pesë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Ndërsa Italia, e cila e fitoi këtë lojë me rezultat 2-0, u gjobit me 15.075 dollarë.
Megjithatë, lajmi i vetëm i mirë është se ndeshjet e tjera do ti luajmë me praninë e tifozave.