Carlo Ancelotti nuk largohet nga Bajerni i Mynihut

28 Prill 2017, 17:58Sport TEMA

Carlo Ancelotti nuk do të largohet  nga detyra.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka konfirmuar se Carlo Ancelotti do të vazhdojë punën në “Allainz Arena” edhe për disa vite.

“Carlo është një trajner shumë i mirë dhe me përvojë. Afati i kontratës është i njohur, deri në vitin 2019, dhe kjo nuk është diskutuar”, ka deklaruar Rummenigge  për Sport Bild.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë është përfolur se strategu italian mund të shkarkohet nga detyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje