Koço Kokëdhima ka vendosur të krijojë një parti, pasi u injorua nga simpatizantët e Partisë Socialistë.
“Nga dita e sotme “Zgjidhja” do të jetë parti politike. Sot kemi firmosur dokumentet e themelimit. Ne nuk donim të largoheshim nga Partia Socialiste. Por lidershipi i saj na goditi dhe nuk na lejoi të punonim brenda saj. Ai i shkarkoi arbitrarisht nga funksionet dhe i largoi nga forumet njerëzit tanë, nuk e pranoi mendimin ndryshe, refuzoi tezat e saj, nuk e pranoi “Zgjidhjen” as si mendim, as si platformë, as si lëvizje dhe korrent politik, as si realitet”, tha Kokëdhima.
Megjithatë, ai tha se kjo forcë nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit pasi ato janë të papranueshme pa opozitën.
“Zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën janë absolutisht të papranueshme. “Zgjidhja” nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që nuk janë gjithëpërfshirëse, nuk do marrë pjesë kurrë në zgjedhje që e përçajnë popullin tonë. Përplasja e popullit në zgjedhje është e barabartë me tradhëtinë kombëtare”, tha Kokëdhima.
Kokëdhima thotë se vendi rrezikon një destabilitet të rrezikshëm.
“Vendi është zhytur në një krizë të rëndë politike. Opozita është në rrugë. Ajo nuk është regjistruar dhe nuk paraqiti kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit. Zgjedhjet e datës 7 maj në Kavajë nuk mund të zhvillohen normalisht. Kavaja është në prag të një konfrontimi të madh. Bashkë me zgjedhjet e Kavajës janë hedhur në erë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Vendi po shkon drejt kaosit dhe destabilizimit”, tha Kokëdhima.
“Rama mendon dhe tenton që të rindërtojë me ca nga këto partizat e shportës së koalicionit të tij, një grup që do bëhet opozita farsë dhe e emëruar e vendit. Dhe ky do shkojë në parlamentin e ardhshëm si “sulltani i vogël” përballë kësaj opozite të sajuar”, tha Kokëdhima.
Provoje nje here vetem z Kokedhima
Don Kishoti KK….
Nuk ka asnje lloj krize. Opozita qe ka vrare me 21 Janar na kerkoka tani qeveri teknike! Dhe po nuk iu plotesua kapriçiojado beka namin! Asgje nuk do ngjase veç shkaterrimit perfundimtar te PD_se. Pasi shkaterroi gjithe Shqiperine, tani po shkaterron edhe veten.
Aman o KK sa me pare Partine tende se mezi po pres te antarsohem e te kem ty udheheqes. S’na mbetet gje tjeter ne nostalgjikeve te komunizmit vec te vrapojme pas teje dhe Lolobrixhides tende.