Kryetari i LSI, Ilir Meta pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë zyrtarizoi listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Meta u ka besuar peshën kryesore në lista të rinjve nga LRI, por konfirmoi se ministrat dhe deputetët aktualë të LSI do të kryesojnë qarqet.
Lista në Tiranë udhëhiqet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ndërsa kryetari i grupit të LSI Luan Rama është vendosur në pozicionin e pestë.
Meta tha se Luan Rama është pikërisht në atë pozicion në të cilin ai do të garonte vetë nëse nuk do të ishte zgjedhur President.
“Ka qenë përgjegjësia ime si kryetar i LSI për të drejtuar procesin e përgatitjeve për zgjedhje dhe njëkohësisht dhe listave të kandidatëve për deputet të LSI në zgjedhjet e ardhme, pas mbledhjes së Kryesisë, kam kënaqësinë që t’u bëj të ditur listën e kandidatëve dhe kandidatëve të LSI për qarkun e Tiranës” tha Meta.
Nesër do të mblidhet Komiteti Drejtues i LSI, ndërsa të mërkurën Konventa për të zgjedhur kryetarin e ri, që do të jetë Petrit Vasili.
Kandidatët e LSI
Qarku Tiranë
Qarku Vlorë
Qarku Shkodër
Qarku Lezhë
Qarku Kukës
Qarku Korçë
Qarku Gjirokastër
Qarku Fier
Qarku Elbasan
Qarku Durrës
Qarku Dibër
Qarku Berat
–
Po Ylli Manjani ku e keni apo nuk ju la Edi Rama qe ta kandidoni.