Mijëra spektatorë u mblodhën dje në Calton Hill në kryeqytetin skocez për festën që organizohet atje që simbolizon ikjën e stinës së dimrit dhe ardhjen e stinës së verës.
Kjo mënyrë festimi është organizuar fillimisht në mesin e viteve 1980 e cila shënon fundin e dimrit dhe është një ringjallje e festivalit të lashtë Celtic dhe Pagan të Beltane, që zhvillohet çdo vit në muajin maj.
Atje njerëzit festojë të veshur si valtarë zjarri, organizohen shfaqe dhe sigurisht një zjarr i madh.
Duke folur për këtë ngjarje, Kryetari i Shoqatës së Zjarrit Beltane tha: “Këtë vit është Festivali i 30-të i Zjarrit Beltane që ne po festojmë, i kemi kërkuar vullnetarëve tanë të oganizojnë një shfaqje të veçantë sin ë kohët e lashta”.
Ai shtoi se: “Beltane është një ngjarje që nuk mund të përshkruhet, ajo duhet të ndihet, dhe kjo është ajo që e bën atë kaq të veçantë. Ne me të vërtetë duam të arrijmë dhe të mirëpresim turistë të shumtë këtë vit që të ndajnë fillimet e Verës me ne”.