Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka sqaruar të ardhmen e tij në krye të presidencës së verilindorëve.
Kjo pasi Safet Gjici është futur nga Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18-qershorit duke e futur të dytin në qarkun e Kukësit.
Në një prononcim për “Ora News”, Gjici sqaron se ky nuk do të jetë një problem, pasi vëllai i tij Lavdërim Gjici është administrator i klubit të Kukësit.
“Lavdërim Gjici është administratori i ekipit. Unë do të kandidoj në zgjedhjet e 18-qershorit për deputet në qarkun e Kukësit. Vëllai im, Lavdërimi, prej dy vitesh është administrator i njohur juridikisht i klubit”, u shpreh Gjici,