I pyetur nëse do e dëshironte një kalim te Lugano në Zvicër, për t’u vënë nën urdhrat e Paolo Tramexanit, Lila e pranon se do shkonte me vrap atje.
“Normalisht me Paulon kam marrëdhënie të jashtëzakonshme, pasi ai ishte njeriu që komunikonim gjithë kohën. Kemi kontakte sërish, teksa urojmë njëri-tjetrin pas fitoreve. Jam i kënaqur që po bën një punë të jashtëzakonshme me Luganon, duke shkuar drejt kupave të Europës. Është një trajner i ri, por mendoj se është një trajner i madh dhe nëse do kisha një ofertë nga ai, normalisht do ikja me vrap”.
Në fund pak fjalë edhe për ndarjen me Janinën: “Kam kaq vite këtu dhe qyteti i Janinës është shumë i bukur. Do jetë një shtëpi e dytë, pasi kam shumë miq brenda dhe jashtë futbollit. Gjithmonë do kthehem këtu kur të kem mundësi, pasi është një qytet i mrekullueshëm”.