Mbyllet në paqe dueli i mbijetesës mes Teutës dhe Flamurtarit

30 Prill 2017, 21:04Sport TEMA

Është mbyllur në barazim dueli i mbijetesës mes Teutës dhe Flamurtarit, sfidë e cila i zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”.

Të dyja ekipet ndanë nga një pikë duke barazuar me rezultatin e bardhë 0-0.

Të dyja ekipet krijuan mjaft raste për shënim por nuk arritën dot që ta dërgonin topin në fund të rrjetës.

Me këtë barazim Teuta mban vendin e gjashtë në tabelën e klasfikimit me 33-pikë të grumbulluara.

Ndërsa Flamurtari renditet në vendin e tetë me 32-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje