Caktohet dita dhe orari i ndeshjes Partizani-Kukësi

30 Prill 2017, 19:23Sport TEMA

Super sfida e javës së 32-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit do të zhvillohet ditën e shtunë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit ka zyrtarizuar datën dhe orarin e këtij dueli.

Të dyja ekipet kryesuese të kampionatit shqiptar do të pëballen të shtunën në orën 19:00 në kryeqytet në stadiumin “Selman Stermasi”.

Një duel i cili do dhurojë mjaft emocione dhe spektakël pasi cilësohet dhe si ndeshja që mund të vendosë fituesin e titullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje