Barcelona e ka fituar derbin ndaj Espanyolit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në “RCDE Stadium”.
Një fitore e rëndësishme kjo për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike që i bashkohet sërish Realit në krye të tabelës së klasifikimit.
Golat për Barcelonën i shënuan Luis Suarez që shënoi një dopietë në minutat 50-të dhe 87-të dhe Ivan Rakitic në minutën e 77-të.
Pas kësaj fitore, Barcelona ka shkuar në kuotën e 81 pikëve, aq sa ka edhe Real Madridi, por “Los Blancos” vazhdojnë të kenë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Celta Vigos.