Sukaj mban premtimin, vendos derbin

29 Prill 2017, 14:18Sport TEMA

Në janar kur u kthye te Partizani, ju premtoi tifozëve derbin. Ja ku e vendosi. E lehtë të thuash një premtim i mbajtur, në fakt është shumë më tepër se kaq. Sukaj vendos sërish derbin, një gol i rëndë, mund të rezultojë në fund një gol titulli, është i katërti për të në 5 ndeshje që ka luajtur këto dy sezone  në derbi, makthi i Tiranës.

Vetë këtë gol jo thjesht e ka ëndërruar, e lehtë ta thuash, e ka dashur, kërkuar e punuar pa fund duke shpresuar që një ditë të shpërblehet. Vinte nga një dëmtim i rëndë në janar, një nga ata që mund të bëjnë që dikush të lërë futbollin, por sigurisht jo Sukajn.

Prej thuajse 4 muajsh ka punuar për të arritur te ai moment, është stërvitur, djersitur, ka ulur kokën, padyshim edhe është mërzitur por gjithmonë si një profesionist duke ulur kokën e pa shkaktuar polemika, të paktën publike, thjesht ka përsëritur si ai ndihet gati, Starova gjithmonë ka përsëritur se Sukaj do të jetë një armë e fortë për Partizanin në fund të sezonit.

Në fund fusha ju ka dhënë të dyve të drejtë, Starova ka vrapuar si rrallëherë në jetën e tij për ta përqafuar, Ashtu si një tjetër lojtar të madh, Higuain e kanë akuzuar se është mbipeshë, Sukaj ka heshtur, dhe në fund është përgjigjur ashtu si di vetë në fushë, me britma golash duke ju treguar të gjithëve barkun për të cilin e kishin akuzuar, është vërtet i madh, jo në masë, por në oreks, një oreks titulli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje