Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur pas fitores së arritur në derbi kundër Tiranës.
Në fjalën e tij Starova u shfaq mjaf i lumtur për fitoren, ndërsa theksoi se disa lojtarë nuk ishin në formë të mirë.
“Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim me çdo kusht. Edhe gëzimi ishte shumë i madh, sidomos për mënyrën si fituam. Kishim mundësi të mira në fillim, por e dinim që Tirana do të na godiste në kundërsulm. Disa lojtarë nuk ishin në formë të mirë, bëmë shumë gabime, gabime që nuk falen. Nuk kisha parë asnjëherë kaq shumë gabime, ndikoi edhe tensioni i madh i rëndësisë së ndeshjes, por rëndësi ka fitorja në fund të fundit. Gjyqtari m’u duk i paanshëm. Nëse ka gabuar, si në dëmin tonë, apo edhe të Tiranës, mendoj se e ka bërë pa qëllim. I bëj komplimente gjyqtarit, sepse ishte një djalosh i ri. Isha kurioz për traversën e Mazrekajt ore ishte gol apo jo, por tani që marr vesh që nuk e ka kaluar vijën fatale, jam më i qetë.
Në vijim Starova u shpreh se lojtarët po e kuptojnë se finalet duhen fituar.
“Çdo ndeshje është finale, nuk ka ndonjë ndeshje të lehtë. Fituam finalen e radhës, lojtarët po e kuptojnë që finalet duhen fituar. Duhet të durojmë stresin dhe akumulimin e nervave. Nëse lojtarët duan të bëhen kampionë, këto janë betejat që i kalitin dhe i bëjnë futbollistë të mirë”, përfundoi Starova