Tirana, Josa: Keqardhje për rezultatin, Partizani më pranë titullit

28 Prill 2017, 22:05Sport TEMA

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, u shpreh pas humbjes në derbi kundër Partizanit se ndjen keqardhje për rezultatin.

Josa tha se ekipi dha njëqind për qind në fushë për të marrë më të mirën nga ky duel, por në pjesën e dytë skuadra pësoi një tërheqje.

“Normalisht qe kem keqardhje për rezultatin, pasi dhamë njëqind për qind. Jam shumë i kënaqur për lojën në pjesën e parë, kurse në të dytën patëm një tërheqje. Nuk duhej të shkonim me topa të gjatë te porta kundërshtare. Në momentet tona më të mira në pjesën e dytë Partizani na ndëshkoi. Ndaj skuadrave të mëdha kemi bërë përherë paraqitje të mira”.

Ndërkohë, Josa theksoi se Partizani është më pranë titullit se sa Kukësi.

“Mendoj se Partizani, meqë luan me Kukësin në shtëpi, është disi më iafër titullit. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë edhe Skënderbeun, që do të përpiqet të shfrytëzojë gabimet e dy rivalëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje