Reali merr tre pikë të arta me Valencian

29 Prill 2017, 18:53Sport TEMA

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në “Santiago Bernabeu”, duke triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Valencias.

“Los Blancos” vuajtën shumë në “Santiago Bernabeu”, të cilët golin e fitores e shënuan në minutën e 86-të përmes Marcelos, që tani u shkëputën në tre pikë nga Barcelona, e cila sonte luan derbin me Espanyolin.

Ronaldo kaloi në epërsi Realin në minutën e 27, Parejo shokoi vendasit duke shënuar një gol të bukur në minutën e 82’.

Por pas sulmeve të vazhdueshme, “Los Blancos” gjetën sërish golin e epërsisë dhe të tre pikëve në minutën e 86’.

Kapiteni i dytë i ekipit, Marcelo, ishte ai që shënoi golin ndoshta më të rëndësishëm të sezonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje