Natë e gjatë në Bazel, Xhaka feston titullin e 20 kampion

29 Prill 2017, 14:43Sport TEMA

Skuadra e Bazelit është shpallur dje matematikisht kampione në Super Ligën e Zvicrës.

Ekipi ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka fituar ndeshjen e vlefshme për javën e 30 me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Luzernës, duke mbyllur llogaritë e titullit edhe për këtë vit.

Ky është titulli i 20 në historinë e klubit të Bazelit dhe gjithashtu i 8-i radhazi. Hegjemonia e kuqebluve në Zvicër nuk u thye as këtë vit teksa pas 30 javësh numërojnë 77 pikë të grumbulluara ndërkohë që kanë mbetur edhe 6 javë për t’u luajtur, shkruan Panorama Sport.

Pas ndeshjes, futbollistët dhe tifozët e Bazelit kanë filluar festën, e cila ka vazhduar gjatë. Në një moment të festës, fansat e kampionëve kanë brohoritur në kor edhe emrin e mesfushorit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje