Kukësi fiton me Laçin, vendos Pejiç

29 Prill 2017, 18:01Sport TEMA

Kukësi ka marrë një fitore me mjaft vështirësi në “Zeqir Ymeri” kundër skuadrës së Laçit.

Verilindorët triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1, duke u ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta me Partizanin.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga, Ernest Gjoka, në këtë takim ishte bomberi kroat Pero Pejiç që shënoi një dopietë duke i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij.

Ndërsa për Laçit autori i vetëm i golit ishte Jonuzi.

Ndërkohë në sfidën tjetër Vllaznia ka bërë një hap fals me Korabit.

Kuqebulutë barazuan në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje