Ancelotti një legjendë, kampion në katër kampionate elitare

30 Prill 2017, 13:32Sport TEMA

Carlo Ancelotti, tashmë është një trajner legjendë në futbollin europian. 57-vjecari italian me shpalljen matematikisht të Bayernit kampion i Bundesligës, shndërrohet trajneri i parë që arrin ta fitojë titullin në katër nga pesë kampionatet më të forta në Europë, në Serinë A, Premier League, Ligën e parë franceze dhe së fundmi në Bundesligë.

Por nuk duhet harruar fakti që në krye të Realit edhe pse nuk u shpall kampion i Spanjës arriti të triumfonte në Championsin League për herë të tretë si trajner. Statistikat e tij janë mjaft domethënëse, kush shkon Ancelotti gjithmonë fitohen trofe.

Në një nga periodat më të vështira të karrierës së tij, pikërisht pas eliminimit nga Reali në Champions dhe Borussia e Dortmundit në Kupën e Gjermanisë, reagoi sic ka ditur të bëjë gjithmonë, duke folur në fushë. Bayerni shkatërroi 6-0 Ëolfsburgun duke e siguruar titullin tri javë para fundit.

Në Bavari në fakt suksesi në kampionat është kthyer në rutinë në 5 sezonet e fundit, por jo për trajnerin italian, që me titullun e Bundesligës mbylli një “tur” të gjatë plot me trofe në Europë, të cilin e nisi me Milanin në vitin 2003. Pavarësisht kritikave për mënyrën e menaxhimit të Bayernit, Ancelotti konfirmoi natyrën e një trajneri fitues.

Suksesi i fundit në Gjermaninë e përfshin Ancelottin në listën e 10 trajnerëve më fitues, pasi ka koleksionuar plot 19 trofe. Një klasifikim ky që dominohet nga Sir Alex Ferguson, Lobanovsky dhe Guardiola, pa harruar Lippin dhe Mourinhon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje