Boksi dhuron spektakël në "Wembley", Joshua gjunjëzon Klitschko-n

30 Prill 2017, 01:37Sport TEMA

U vlerësua si ndeshja e vitit në boks, por ajo u ngrit në nivelet më të larta të këtij sporti burrëror ku britaniku 28-vjeçar, Anthony Joshua, hodhi në tapet “gjyshin” ukrainas Wladimir Klitschko.

Më pas, ishte radha e Anthony Joshua të provonte për herë të parë rënien në tapet, por edhe ai  tregoi se është një boksier me një ta ardhme të madhe dhe gjeti forca e u rikthye.

Wladimir Klitschko ishte ai që dominoi ndeshjen deri në raundin e 11, por e gjitha rezultoi një strategji pasi Joshua rikuperoi energjitë dhe u rikthye fuqishëm në raundin e parafundit. 28-vjeçari arriti ta hidhte dy herë në tapet ukrainasin, ndërsa më pas ishte arbitri ai që e ndali në furinë e grushteve të pambarimta drejt fytyrës së Klitschkos, duke e mbyllur ndeshjen me nokaut.

Anthony Joshua i bëri të tijët 3 gjerdanë nga kjo fitore, ndërsa rujti vazhdimësine e jashtëzakonshme në karrierën e tij, tashmë me 19 fitore me nokaut në po kaq duele.

1 komente në “Boksi dhuron spektakël në “Wembley”, Joshua gjunjëzon Klitschko-n”

  1. Refer says:

    Fitore nen ndikimin e substancave narkotike Duhet ti behet testi sa me shpejte
    Gjate gjithe seteve pamjet e tij ishin te trishtueshme si nje 28 vjecar qe ishte Eshte epa mundur. NJE. FITORE. e TILLE. ????? !!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje