Lazio e Strakoshës triumfon në derbin përballë Romës

30 Prill 2017, 14:37Sport TEMA

Është Lazio skuadra që ka fituar derbin ndaj Romës.

Derbi i kryeqytetit i ka takuar Lazios, që triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Romës në stadiumin “Olimpico”.

Balde Diao Keita në minutat 12-të dhe 85-të  dhe Dusan Basta në minutën e 50-të shënuan për Lazion, ndërsa golin e vetëm për Romën e shënoi Daniele De Rossi me anë të një 11-mrtërshi në minutën e 45-të të pjesës së parë duke mposhtur Thoma Strakoshën.

Roma u mundua me të gjitha forcat deri në minutën e 85-të që të barazojë të paktën rezultatin, por morën një tjetër gol nga kundërsulmi duke u mposhtur kështu në shtëpi.

Pas kësaj humbje, Roma vazhdon të mbetet në vendin e dytë, tani me 9 pikë më pak se Juventusi, ndërsa Lazio ngjitet në kuotën e 4-të me 67-pikë.

Në këtë super sfidë u aktivizua që nga minuta e parë portieri i kombëtares shqiptare Thoma Strakosha duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje