Pas një dite të akorduar pushim nga stafi , Partizani ka rinisur sot javën e përgatitjeve për përballjen ndaj Kukësit.
Në orën 10:00 në ambjentet e kompleksit “Internacional Tirana” në Pezë nën drejtimin e trainerit Starova grupi ka zhvilluar seancën e programuar stërvitore.
Seanca e sotme i ka shërbyer stafit për të parë nga afër gjendjen fizike të lojtarëve pas ndeshjes ndaj Tiranës .
I vemti që nuk është stërvitur me ekipin edhe pse ishte present në stërvitje ka qenë Kalari.
Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë dhe do ti duhet të qëndrojë disa ditë pushim.
Ndërkohë si pasojë e skualifikimeve me kartonë, do të humbasin përballjen ndaj Kukësit dy mbrojtësit G. Krasniqi dhe L. Ibrahimi.
Përgatitjet do të vijojnë të hënën me seancën e radhës.