Fundi i ndeshjes mes Luftëtarit dhe Skënderbeut është shoqëruar me tension mes tifozëve në Gjirokastër.
Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit pati një përplasje mes tifozëve të të dy ekipeve.
Policia i mori menjëherë në mbrojtje mbështetësit e ekipit udhëtues duke i futur në fushë, mirëpo tifozët e Luftëtarit sërish tentuan të futeshin në stadium nga porta ku hyn ambulanca, raporton panorama.
Megjithatë situata u qetësua dhe policia ndaloi një mbështetës të ekipit bluzi.