Napoli ka mposhtur në “San Siro” Interin me rezultatin minimal 1-0.
Napolitanët kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, pas këtij tre pikëshi mjaft të rëndësishëm.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi spanjolli Jose Callejon në minutën 43-të, pas një gabimi të japonezit, Nagatomo.
Në këtë triumf të Napolit për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj.
Pas kësaj fitoreje Napoli mbetet në vendin e tretë me 74 pikë, një më pak se sa Roma në vendin e dytë, vend ky që të dërgon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa Inter mbetet në venin e shtatë me 56 pikë.