Inter është gati t’i shes dy lojtarët e saj Joao Mario dhe Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol
Vitin e kaluar Joao Mario dhe Gabigol ishin dy transferimet më të mëdha të Interit, ku portugezi kushtoi 40 milionë euro, ndërsa braziliani 29.5 milionë euro.
Por, pas vetëm një viti, Inter është gati që të shes të dy këta lojtarë, nëse në drejtim të skuadrës vjen ndonjë ofertë e mirë, shkruan Premium Sport.
Lajm i mirë për Interin është se, Marcelo Brozovic pritet të qëndroj në Inter edhe edicionin e ardhshëm.