Majlinda Bregu shpërthen kundër bojkotit të zgjedhjeve: Nuk mund të hesht më, Basha ka vepruar me kokë të vet, pa pyetur njeri. Nuk na mbështet askush, nëse nuk hyjmë në zgjedhje

1 Maj 2017, 15:41Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka reaguar ashpër kundër vendit të liderit të kësaj partie Lulzim Basha që PD të mos hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Bregu shprehet se orët e mundësisë për të ndaluar futjen e PD-së në një rrugë që kurrë “s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë”.

Më tej ajo shprehet se “u bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë”.

Postimi i plotë i Majlinda Bregut

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike!

Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë!

U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.

Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. 

Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij.

Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit.

Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real.  Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi.

Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi.

Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm!

Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar.

Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret!

Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull?

Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!

Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!

Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!

Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte.

Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu.

Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë.

Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”

Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi!

Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik për cdo paudhësi më të madhe!

24 komente në “Majlinda Bregu shpërthen kundër bojkotit të zgjedhjeve: Nuk mund të hesht më, Basha ka vepruar me kokë të vet, pa pyetur njeri. Nuk na mbështet askush, nëse nuk hyjmë në zgjedhje”

  1. hysni dajaku says:

    Qenke Vertet Zonje ne mendime dhe intelekt

  2. Marku says:

    Nuk besoj se ka nevoje per komente ,i ka thene te gjitha znj,Bregu ! Te lumte !

  3. neseba says:

    Jo, moj Majlinda, fajin nuk ta ka Rama, por dy të parët e PD-së sepse duan kaos, mbasi kështu i kanë marrë udhëzimet nga sllavët, si dhe për të shpëtuar lëkurën e tyre.

  4. lul cadra says:

    …kavajsit po e presin lulin me tranguj ne duar…para shqipe.

  5. Optimizem says:

    Znj. Bregu, ke urimin me te mire per reagimin tend. Kam frike se kryetari yt do te te baltose tani me shpifjet me te renda, por me kete qe bere duhet te jesh ne parlament me patjeter. Mendoj se ne si popull kemi nevoje qe ne momente te caktuara te ekzistojne edhe njerez si ju. Sukse ne thirrjen tende

  6. Aleko says:

    Shikoni nga vetja zonja bregu dhe mos harzho energji duke analizuar veprimet e Rames..Rama pranoi propozimet evropiane dhe kejo do te thote qe favorizon kompromisin duke dhene ne tavoline mjafte gjera qe ishin surprise per cdo kend..Cfare leshoi basha juaj zonje .. mund te na e thuash ..asgje ..vec kerkon o te gjitha o vendi shkon ne mosbindje civile..Ahere ku eshte pergjegjesia juaj dhe e pd qe po e lene kete delirant te kercenoje vendin..cpergjegjesi mbani ju zonje dhe lideret e tjere te PD..Jo po beni analizen e rames ,pse e ben , pse se ben..?ne vend qe te vini gishtin tek at qe snjeh kompromis ..Ok vazhdoni te merreni me ramen akoma ju se pse ende ben thirrje per dialog?? Ky eshte paradox..Ne kete situate zonje duhet apo jo dialog..E po shtyeni ate merhumin tuaj , ndryshe nuk thua asgje…

  7. Saliu says:

    Luli do shkoj ne Kavaj
    Një trangull te gjat do haje
    O Lulushe ore gomar
    Çte duhet dasma në Karbunar!

  8. Albani says:

    Majlinda ke te drejte ti po ku degjona basha nga keyo gjera. Ka hallin e vet ai

  9. xheJ eN Bi says:

    Z.Majlinda Bregu…

    Jam shume dakort me te gjitha ato qe shkruan.
    Nese Basha-Berisha duan te shkaterojne PD-en per te mos votuar Vetting-un
    duke bojkotuar zgjedhjet dhe rrugen e destabilizimin e vendit ,Ju dhe ata
    qe mendijne si ju ka nje rrugezgjidhje.

    E vetmja rruge per te shpetuar demokratet e vertete te PD-es dhe vendin,
    regjistrohuni te Partia e FRD-ja e B.Topit qe te dale nje opozite e
    vertete per vendin ,qe Rama te mos ta beje roze harten e Shqiperise.

    Ajo force qe do dale nga FRD-ja dhe demokratet e vertete te PD-es do jete ndihma
    opozita me konstruktive qe ka patur ndonjehete Shqiperia.

  10. butrinti says:

    JU LUMTE ZONJA BREGU ! SHQIPERIA KA NEVOJ DERI NE DOMOSDOSHMERI PER PARTINE DEMOKRATIKE DHE PER DEMOKRATET E VERTET UNE PERGJITHESISHT I PERKAS SE MAJTES (NUK BEJ PJES NE ASNJE PARTI ) POR JU PERSHENDES PER INISI9ATIVEN E GUXIMESHME . SHPRESOJ NE NJE PARLAMENT PLURALIST .

  11. Studenti says:

    Bëhuni bashkë: ju zonja Bregu, zoti E.Selami, znj. Topalli dhe ndonjë tjetër që mendon si ju.
    Provojeni njëherë,,, bëhuni guximtar,, bota e guximtarëve është.

  12. Nina says:

    PO KU KE QENË ,MI MAJLINDE??????

  13. Eda says:

    MAJLINDA!!
    TI JE LIDERJA JONË!!??????????????

  14. Koli says:

    Bravo !!!BURRNESH!!Na ke pas!

  15. Ladi says:

    Z.Bregu!Mos lini PD-në të çbëhet!Dhe ne militantët e thjeshtë,kemi aksionet tona aty!
    Hiqini palaçot që na morrën më qafë!
    Jemi me ty!??????????

  16. Nona says:

    ??????Të lumtë ,mi goce!!!!

  17. Valter says:

    Zonje nuk ini vetem,
    tuboni gjithe demokratet e vertet,duke shfaqur alternativat,
    per paqe, mirqenie e pasterti, do ta shifni se do te beheni shume, shume,shume.

  18. Dino says:

    ATA QE DUAN SHQIPERNE DUAN DHE EDI RAMEN ATA QE SDUN SHQIPERINE SE DUAN AS ATE.MEGJITHATE E ADMIROJ PER DISA MENDIMETE DREJTA KUNDRA OPOZITES.

  19. spartaku says:

    Moj Majlinda! Mire e ke qe ja ve ne dukje Bashes qendrimet e padrejta qe po bene ai,por me Edi Ramen ç’fare ke?Edi Rama,me ndergjegje pranoi te gjitha ato kerkesa nga PPE-ja per pd-ke qe te futet ne zgjedhje e ne parlament,kurse ti me llafet qe thua e nxier hileqar ate.Pse? Po çfare doni me shume? Kjo tregon se pd-ke ka mbledhur gjithe njerzit me te keq.

  20. No says:

    Filloi! Kuptohet qe do futen ne zgjedhje! Nuk lene karrigen dhe fitimet keta, jo! Pa sa per ato qe shkruan Majlinda, jane hipokrizi dhe shou …

  21. Ema says:

    BREGU, kryetarja jonë!
    Me ty , e djathta do të fitojë!!??????????

  22. mallkimi says:

    Po u hane dhe do t’u hane te gjalle, intelekti juaj, qendrimi fjala dhe cdo gje qe e ka nje grua jje ti, nuk je si ato laraskat e tjera qe i lepihen kryetareve, po mjere ne si popull kush na ka ne dore, ai e ben per rremuje , lulkes duhet t’i tregohet vendi se po e mbush kupen, dhe ata fakiret e shkrete qe i shkojne nga mbrapa duhet te kthjellohen se per karriken e plakut dhe lulkes ata po shkojne mish per top. Ai i ka kunder te gjithe si brenda dhe nderkombetaret dhe prape po vazhdon, ishalla ha koken e tij.

  23. Lina says:

    Majlinda , bëja fora!
    Ke mbështetjen tonë,me sa duket , dhe të ndërkombëtarëve!????????????????????

  24. Darvini says:

    Disa komentues perfaqesojne nje specie te vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje