INVESTIGIMI/ Lulzim Basha paguan një lobist në SHBA, kundër zëvendës sekretarit për çështje politike të DASH: Mbështet Ramën dhe paguhet nga bosët e drogës

2 Maj 2017, 19:59Politika TEMA
INVESTIGIMI/ Lulzim Basha paguan një lobist në SHBA, kundër

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar një takim të nivelit politik në Departamentin e Shtetit në SHBA, duke denoncuar zëvendës sekretarin për çështje politike, Tomas Shannon si mbështetës të Edi Ramës – që sipas tij i ka degraduar institucionet shqiptare nën influencën e bosëve të drogës dhe filantropistit Xhorxh Soros.

Nga Besar Likmeta

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësues politikë të Departamentit Amerikan të Shtetit, pas deklaratës së 20 prillit të zv. sekretarit për çështje politike në DASH, Tomas Shannon.

Shannon u kërkoi partive opozitare që të merrnin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit-deklaratë që e shtyu Bashën t’a akuzojë zyrtarin amerikan si mbështetës të Edi Ramës.

Në dy kërkesa të bëra nëpërmjet lobistit të Partisë Demokratike në SHBA “Barnes & Thornburg LLP,” Basha dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kanë kërkuar një takim 20 ose 30 minuta me zyrtarë të Departamentit të Shtetit në datat 27-28 prill ose 2-3 maj, për të diskutuar mbi integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Në kërkesën dërguar DASH në emër të Bashës, “Barnes & Thornburg LLP” nënvizon që Basha dhe Partia Demokratike janë mbështetës të mëdhenj të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ndërsa qeveria e Edi Ramës  ka degraduar për shkak të influencës negative të filantropistit Xhorxh Soros. [kliko këtu për dokumentin]

“Z.Basha e ka vlerësuar zgjedhjen e Presidentit Trump ‘si një akt dashurie për kampionët e lirisë,’ ka marrë pjesë në inagurimin e tij dhe ka udhëhequr një përjekje për t’i vënë emrin e Presidentit Trump një rruge në një zonë periferike [Kamëz] të kryeqytetit,” shkruhet në kërkesën për takim.

“Nën lidershipin e Partisë Socialiste, PD-ja shprehet se qeveria dhe institucionet kanë degraduar nga zyrtarë të korruptuar dhe influenca negative e entiteve të ekstremit të majtë në aleancë me Xhorxh Soros-in dhe fondacionin e tij Shqipëria e Hapur,” shton kërkesa.

“Barnes and Thornburg LLP” është një kompani e madhe lobimi nga shteti i Indianës, me zyra në 13 shtete amerikane, e themeluar në vitin 1982.  Partneri menaxhues i firmës, Robert Grand ka qenë pjesë e komitetit për inagurimin e Donald Trump si president.  Ai ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në fushatën e zëvendës Presidentit Mike Pence, i cili më parë ka shërbyer si guvernator i Indianës.

“Barnes and Thornburg LLP” ka nënshkruar me 10 prill një kontratë me Bashën me vlerë 150,000 USD me kohëzgjatje tre muaj, e cila ka për qëllim “të asistojë PD në lobim, marrëdhënie ndërqeveritare dhe të inkurajojë SHBA-në që të mbështesë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri” thuhet në kontratën e lidhur midis palëve, të dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Në letrën që i dërgohet DASH, shpjegohet se Basha ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike në Tiranë për të mbikëqyrur zgjedhjet e 18 qershorit nga frika se paratë dhe ndikimi i entiteve në aleancë me Sorosin që mbështesin qeverinë e Edi Ramës ‘do të kompromentojnë zgjedhjet’.

Sipas Bashës, për një kohë të gjatë Shqipëria ka shërbyer si bazë për trafikimin e kanabisit dhe të heroinës në Europë dhe qeveria e Edi Ramës ka futur në parlament bosët e drogës për të manipuluar zgjedhjet.

Kreu i PD-së shfaqet i pakënaqur me deklaratën e zëvendës sekretarit politik të Departamentit të Shtetit, Shannon pas takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati me 20 prill, ku zyrtari amerikan i bëri thirrje opozitës të merrte pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Zëvendës sekretari Tom Shannon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbështeti përpjekjet e Edi Ramës për t’u rizgjedhur, duke u shprehur që zgjedhjet duhet të mbahen ashtu siç ishin parashikuar – pa përmendur vështirësitë e lidhura me manipulimet,” shkruan lobisiti i Bashës. “Kjo mbështetje e pakualifikuar e procesit zgjedhor nga Shannon nuk merr parasysh vështirësitë e krijuara nga manipulimi,” thuhet në kërkesën për takim.

Në një kërkesë të dytë drejtuar Departamentit të Shtetit, Partia Demokratike dhe ajo Republikane kanë detajuar shqetësimet e tyre mbi integritetin e zgjedhjeve parlamentare, duke nënzizuar se mijëra vetë kanë protesuar gjatë javëve të fundit në Tiranë për të mbështetur kërkesën e Bashës për një qeveri teknike. [kliko këtu për dokumentin]

PD dhe PR e përshkruajnë veten si parti konservatore, ndërsa insitojnë që zgjedhjet në Shqipëri kërcënohen nga droga, korrupsioni dhe influenca negative e Xhorxh Sorosit.

Sipas Partisë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve- i kontrolluar nga Partia Socialiste – ka injoruar dhjetëra kërkesa për informacion dhe po mbron një duzinë deputetësh dhe kryebashkiakësh të inkriminuar, duke përmendur rastin e ish deputetëve Armando Prenga dhe Mark Frroku.

Partia Demokratike ka shtuar gjithashtu se përveç kriminelëve që po futen në qeveri për t’u mbrojtur, ka edhe nga ata që janë liruar nga burgu dhe falur nga gjyqtarë që sipas saj  urdhërohen nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

“Në një rast, një lider bande dhe vrasës i dënuar, shiste mend se si kryetari socialist i bashkisë do t’i garantonte një punë në qeverisje vendore kur të lirohej,” shkruhet në kërkesën e PD-së drejtuar Departamentit, duke iu referuar rastit të Lulzim Berishës.

Opozita gjithashtu nënvizon se gjatë vitit 2016, PS-ja i ka vënë veton propozimeve të saj për reformën e kodit zgjedhor për votimin elektronik. Ajo nënvizon se miliardat e prodhuara nga trafiku i drogës do të përdoren në zgjedhjet e 18 qershorit për të blerë vota.

Është e paqartë se çfare përgjigje kanë marrë PD dhe PR për kërkesat e tyre. Megjithatë, me datë 28-30 prill, kreu i Republikanëve ka udhëtuar drejt Uashingtonit, ku është takuar me Pam Pryor – këshilltaren e lartë të nënsekretarit të shtetit për sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe me Këshilltarin e Lartë në Shtepinë e Bardhë, Mathew D.Mowers.

Në këtë takim z Mediu theksoi se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në Shqipëri duhet të vendosin qytetarët me votë të lirë dhe jo krimi e trafiku i drogës.
Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit theksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Shqipëria që të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe njëkohësisht zgjedhjet duhet të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe gjithë forcave politike,” tha Mediu nëpërmjet një njoftimi për shtyp
“Krimi i organizuar, trafiku i drogës përbën një rrezik real për demokracinë shqiptare,” përfundoi ai.

12 komente në “INVESTIGIMI/ Lulzim Basha paguan një lobist në SHBA, kundër zëvendës sekretarit për çështje politike të DASH: Mbështet Ramën dhe paguhet nga bosët e drogës”

  1. Kujtimi says:

    Po ky plera llapaqen po ngatron cdo gje

  2. malokeria = qeneria says:

    C’mund te thuash me teper, keta kelyshe antishqiptare te lene pa fjale. Nderkohe Edi Rama duhet te ulet ne tryeze te gjeje kompromis me keta klloune, me kete hajdar qe qenka investuar fort per te vene emrin e Trump nje rruge sic shkruan ne origjinalin e letres per takim. Po jetoni absurdin aty ne Shqiperi dhe me vjen sinqerisht keq kur shoh kush ju ka marre peng dhe sa skllever dhe te pafuqishem jeni si popull, aq bageti saqe pranoni te poshteroheni ne kete menyre. Ikni tek cadra o dele dhe digjeni sepse nuk ka bande me antishqiptare se ai grusht kriminelesh qe strehohen aty. Apo nuk jeni bindur akoma? Sado i keq te jete Rama deri ketu nuk ka arritur.

  3. Treviso says:

    Deri tani kemi folur vetem per ujkun duke harruar çakallin. Tani do fillojne gazetaret langaraqe ti shkojne para mrapa çakallit.

  4. v says:

    Njgan si ato letrat anonime ne kohen e qoftelargut.
    Dhe pa dyshim ndjell vetem neveri.

  5. Poku says:

    Ha ha po si su vjen turp ketyre “funderrina”qe te vrasin naten e te qajne diten turp dhe per ata qe do i marin me seriozitet fjalet e tyre .ku eshte pare e degjuar te harxhojne miliona leke per nje mbeshtetje pa vlere se e dine shume mire amerikanet qe keta njeres nuk i voton me populli jane te humbur si individe por dhe si politikane jo te lobojne po dhe arin dhe pasurine e tyre te japin prap te humbur jane se kane humbur mbeshtetjen me te madhe popullin.kete Amerika e di shume mire.po le ti rjepi dhe ca ti mari 3 fishin e shumes se paguar te behen dhe ata te pasur e ti lene me gishte ne goje .keshtu i do mushka drute thote nje fjale e urte popullote.

  6. meri says:

    Basha dhe Mediu ,para drejtësisë për mashtrim!!
    Shtrembërim të realitetit!
    Tradhëtarê të vendit!!!????????

    1. Mathauzwn says:

      Po jo mi Eri se nuk jane te tille. Po te kishin qene nuk i linte Amerika.

  7. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 11, 2017 at 00:55:39 EDT

    Jo vetem opinione… me shume fakte

    MIQTE E TRAFIKANTIT APO TE DONALD TRUMPIT !

    – Asnje zyrtar shteteror amerikan nuk ka denjuar as ti jape doren as Bashes as Fatmir Medihoxhes…

    – Miq te burgaxhiut Trafikantit jo vetem nga zanati por edhe nga fundi i turpshem i tij

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jo vetem nga mbiemri por edhe nga zanati e sifati!
    E filloi si trafikant vajzash e grash nga Fieri, Lushnja, Berati, rrethinat e Vlores… Parà pafund pjeshkash….
    Oreksi vjen duke ngrene… Nga pjeshkat hidhet ne tregtine e drogave te forta heroine, kokaine, droga sintetike ruse….
    Nga human trafik e narkotrafik i vjen rradha tregtise se armeve dhe municionit te falsifikuar kinez ne bashkepunim me “sypeshkaqenin” e peshkaqenit Berisha!
    Peri keputet prej se holli… Zollumi keputet prej se trashi, thote sovrani…
    Kapet ne Itali nga antimafia e anti- droga italiane… Denohet dhe me ndihmen e Trafikantit, kongresmenit amerikan te Ohajos, dhe Berishes e Mafias italo-shqiptare lirohet pasi denohet dhe i ndalohet perjete hyrja ne Itali.
    Nderron mbiemrin ne Medihoxha por kapet perseri nga zbulimi italian… Bashkeudhetari i tij i narkotrafikut merr persiper pislleqet e Medihoxhes qe e shpetoi vetem pasaporta diplomatike dhe mbiemri i ndryshuar…
    Ai sot vazhdon ne pranga… Mediu akoma gezon milionat e human trafikut dhe tregtise se felliqte te armeve dhe municionit te falsifikuar kinez
    Por mekati i tregtise njerezore, i shitblerjes se skllaveve te seksit dhe narkotrafikut= vdekjes se bardhe per se gjalli e per se vdekuri te viktimave te kesaj epidemie te llahtarshme te shekullit i shperthen llahtarshem ne duar ketij kryekrimineli jo vetem Shqiptar por edhe nderkombetar sic do ti shpertheje krejt Mafias qe ka dale prej kontrolli te Sali Berishes sapo te vendoset Drejtesia dhe shteti ligjor ne Shqiperi!
    I pelcet ne dore Hiroshima shqiptare , Gerdeci me 26 te vrare, qindra te plagosur e shtepi te rrenuara jo vetem te fabrikes berishiane te vdekjes….
    Krejt shteti antishtet i Berishes vihet ne sherbim te ” sypeshkaqeneve” Shkelzen Sali Mediu e krejt korporates se krimit jo vetem te organizuar por edhe partiak e shteteror te Sales.
    Nuk ka krim te rende, nuk ka afere korrupsioni e kusarie ne permasa te medha, nuk ka krim kunder njerezimit si masakra edhe e femijeve e pleqeve ne Gerdec apo ekzekutimi pa vendim gjykate i kater protestuesve krejt paqesore me urdherat e Sali Berishes e Lulezim Bashes me 21 janar 2011… katrahura 1996-1997, grushti fashist i shtetit i 14 shtatorit 1998 … qe nuk mbajne vulen dhe emrin e Sali Berishes dhe ” Bandes se gangstereve” te tij, sic e kane cilesuar qysh ne pranveren e vitit 1996 dy gazetat me te medha te Britanise se Madhe ” The Times” dhe ” Independent” , te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”, sic e ka cilesuar mbreti i shtypit te lire boteror ” The New York Times”!
    E keqja e madhe eshte se pikerisht keta krye- kriminele shqiptare e nderkombetare si Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Mediu e co. na mbajne leksione ndershmerie, tundin dite e nate flamurin e rreckosur te dekriminalizimit, te luftes kunder narkotrafikut e humantrafikut, te luftetareve dhe heronjeve te luftes kunder krimit te organizuar qe e ngriten ne sistem antiligjor e antishteteror te shkalles me te piste mafioze qe e rrenoi te pakten pese here cdo hallke dhe qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, arsimore e shkencore, artistike e kulturore!
    Thirrjet deri ne cjerrje zeri per ndershmeri e dekriminalizim te ketyre kryebanditeve e kryekrimineleve te kujtojne klithmat ne kupe te kryehajdutit perpara kapeni hajdutin !
    Tamam si tek Ali Baba me 40 hajdutet ! Vecse ai Ali Baba arab ne Shqiperi e ka emrin Sali Baba jo me 40 por me 400 hajdute, vrases, humane e narkotrafikante ala ” sypeshkaqeni” e Fatmir Mediu, ala Lulezim Basha e Genc Pollo , ala Arben Ristani e Flamur Noke Stanishici, ala Arben Imami e Akeksander Frangaj, ala dreq e i biri i kryedreqit Berisha!
    Jo vetem zanati por edhe fundi i kesaj bande gangsteresh, e Mafia qe ka dale krejt jashte kontrolli te Sali Berishes dhe pjelles se tij politike Fatmir Mediut, Mul Nokes e Oerd Bylykbashi…. e asaj biologjike Xeni, Gita, Jamserbi… do te jete po aq i turpshem sa i Trafikantit amerikan qe i hengri plot tete vjet burg nga Drejtesia dhe syshqiponjat e FBI-se amerikane.
    Vetem per ftesat dhe takimet e blera me parate e pista te human e narkotrafikut, me parate e pergjakura te Gerdecit e 21 janarit, te municionit te falsifikuar kinez qe eshte shkelje flagrante e ligjeve federale amerikane, Fatmir Mediu dhe banda politiko- ekonomike e Berishes kane paguar mbi dy milione dollare amerikane lobisteve te Kongresit amerikane.
    Pra vetem per disa foto me kongresiste pa asnje reputacion e krejt te pa njohur ketu ne SHBA qe nuk perfaqesojne as nje per qind te votave ne Kongresin amerikane jane shpenzuar nga kjo Mafia 2 milione dollare te vjedhura fakirave shqiptare.
    Nderkohe, vetem Fatmir Mediu, sipas te dhenave konfidenciale amerikane ka ne bankat offshore mbi 29 milione dollare te vjedhura e plackitura shqiptareve dhe Shqiperise!
    Po ashtu asnje funksionar i cfaredolloj niveli te administrates se meparshme apo qeverise se sotme te Donald Trumpit nuk ka pranuar as nje shterngim rutine dore me keta Trafikant Shqiptar!
    Jo vetem kaq por Presidenti Donald Trump ka deklaruar disa here ne keto me pak se 60 dite te para ne detyre se do te ndaloje rreptesisht cdo lobim te cilitdo zyrtari te administrates se tij per qeveri apo shtete te huaja, cka perben jo nje shuplake por nje grusht te rende per matrapaze, sharlatane, kodoshe prostitucioni, narkotrafikante, te korruptuar, te degjeneruar, hajdute e vrases si Fatmir Mediu, Lulezim Basha e krejt kjo bande gangsteresh te Sali Berishes!
    Vete deklaratat e fuqishme zyrtare te Departamentit te Shtetit ne mbrojtje te ambasadorit te shkelqyer amerikan ne Tirane Donald Lu, jane jo nje shuplake por nje grusht i fuqishem i administrates se Donald Trump ndaj shpifjeve, sulmeve ala staliniste te kesaj Mafia qe ka dale jashte kontrolli te Sali Berishes te cilen e pret fundi i turpshem i mikut te tyre Trafikant sapo te miratohet Vetingu dhe te veprojne dora e hekurt e Drejtesise dhe Shtetit ligjor ne Shqiperi!
    Drejtesia e Ligji edhe vonojne !
    Edhe vonojne por kurre… asnjehere nuk harrojne… Asnjehere! Kurre!
    Never ever, sic thone aleatet , miqte strategjike, vellezerit tane amerikane!
    E kush ka miq Ameriken ne Toke e Zotin ne Qiell nuk humbet kurre asnjehere!
    Never ever!

    POST SCRIPTUM:

    Per kete kategori ” te huajsh qe nuk ia duan te miren Shqiperise ” ala Trafikant e jo vetem per ate, sic lexohet qarte midis rrjedhtave, e kishte fjalen edhe Kryeministri Rama sot para grupit Parlamentar te PS-se dhe ne Top Chanal…..

  8. Ledio says:

    Ketij klyshi me ne fund nuk mund ti vije ne ndihme Beogradi edhe as Athina…

  9. Linda says:

    Janë mafioz tê vërtet!
    Të frikshëm!Kokën e tyre po hanë.
    Vetingun ,do pësojnë!??????????????????

  10. Baca-Bajram says:

    Ky ndyrsire qe s’e ka shokun, eshte kthyer ne nje figure tragjike dhe komike ne te njejten kohe. Eshte qesharake te lexosh ato qe shkruan me nje diletantizm dhe idiotsi te pashoqe… N.q.s. Shqiperia ka mbetur ne duart e ketyre idioteve, politikan kriminel, halabak dhe rrugecer, atehere Shqiperia s’do behet kurr… Po pse more shqiptar te coptuar e rropatur, te vrare e te stermunduar, fatin tuaj ne duart e ketyre kriminelve do e vini… Nuk mjaftuan 25 vjet per te mesuar se kush jane keta gjakatar, hajna, spurdhiak me ato qe ju kan ber deri tani…!? Le te shpresojme qe gjykimin tuaj do t’a jipni ne 18 Qershor a 14 Korrike (kur do qe te behn zgjedhjet).

  11. Miu i arave says:

    Këta llapaqenër, Basha (Berisha) e Mediu, që janë “të pastër” e “të ndershëm”, ku i gjejnë paratë që financojnë firmat lobiste amerikane…???!!! Dhe pse ato firma, që në fund të fundit punojnë për paratë e tyre, janë më “të ndershme” se Sorros-i…???!!! Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysht, fundërrina….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje