Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qëndruar rreth 50 minuta pas takimit me Ramën, në zyrën e Bujar Nishanit në Presidencë.
Burime afër Bashës thonë për TemA, se ai ka biseduar gjatë në telefon me presidentin e Partive Popullore Jozef Doul, me të cilin dje ka pasur një video-konferencë.
Doul i ka bërë thirrje të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa më pare i kishte kujtuar Berishës, takimin tek “Krokodili” në Strasburg, kur nuk lëshoi asgjë për opozitën në vitin 2010.
Çështja e kryeministrit dhe datës së zgjedhjeve janë dy çështjet që nuk kanë arritur të bashkojnë qëndrimet e opozitës dhe mazhorancës.
Basha po përpqet të shmangë presionin ndërkombëtar për të hyrë në zgjedhje me shpresë se do të shpërndajë përgjegjësinë dhe tek qeveria.
Basha ka përshëndetur me dorë para se të futej në makinën e tij që e priste në oborrin e Presidencës dhe u duk i qeshur.
e kur nuk qesh Basha ???? bile sa me shume qesh, aq me shume e kane rrahur……..
nuk i fsheh me dot paudhesite e veta pas se qeshures se tij fallse
A do ta pranoj Josefina Bashen si kryetarit parties apo do ta nxjerij per xhelesh nga shqupi?
Pastaj vrapoi tek Salehu!!!
Si e rrahe ,si lavderon, si e ndeshkon,si e shtyn ne budallallek, si jep keshilla etj etj njeriu qe nuk i ndrron asnjehere surrati eshte Lulzimja i Berishes ose thene shkurt e drejte kokrra e genjeshtarit e mashtruesit ne mes politikaneve te sotem .