E. League, Ajax shumë pranë finales, mposhti Lyon

3 Maj 2017, 21:54Sport TEMA
E. League, Ajax shumë pranë finales, mposhti Lyon

Ajax pas 21 vjetësh është shumë pranë rikthimit në një finale europiane. Harkëtarët mundën 4-1 francezët e Lion në ndeshjen e parë gjysmëfinale duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt Stokolmit.

Në “Amsterdam Arena” holandezët zhvilluan një ndeshje fantastike përballë francezëve që vuajtën mungesën e sulmuesit kryesorë Lacazzete, që hyri në fushë vetëm si zëvendësues ndërsa mungonte dhe Depay. Ndeshja e parë gjysëmfinale nuk pati shumë histori me Ajax që ashtu si ndaj Schalke 04 në gjysmëfinale krijoi një epërsi të shpejtë, që në pjesën e parë me Traore që devijoi saktë me kokë në minutën e 25-të.

Lion gaboi jo pak në mbrojtje dhe në të 35-tën ishte Dolberg që përfitoi nga një pasiguri pas e francezëve për të realizuar golin e 2-0.

Dhe goli i 3-të erdhi sërish si pasojë e një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Lyon, me Youness që i ndihmuar dhe nga portieri mik mundi të dërgojë topin përtej vijës fatale.

Një gol në transfertë në ndeshjet vajtje-ardhje ka gjithmonë vlerë dhe Lyon u duk sikur i dha vetes shpresë me finalizimin e Valbuena, por shpresat e miqve për të zbutur rezultatin u shuan sërish pesë minuta më pas, kur Traore shënoi dhe golin e 4-1.

Një fitore e thellë për Ajax që në finalen e këtij kompeticioni mungon që prej vitit 1992, ndërsa Lyon në kthim i nevojitet ndeshja perfekte për të kërkuar finalen e Stokolmit./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje