Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e klubit të Partizanit që ndeshja me Kukësin të luhet me arbitra të huaj.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare FSHF thekson se në ditët në vijim do të njoftojë dhe për arbitrat e huaj që do vijnë.
Deklarata e FSHF-së
ZYRTARE/ Partizani-Kukesi
Komisioni i Caktimit te Arbitrave prane FSHF duke marre ne konsiderate edhe peshen, vleren dhe rendesine e ndeshjes se kesaj jave mes Partizanit dhe Kukesit ka vendosur qe kjo ndeshje te gjykohet nga nje treshe e huaj arbitrimi. Federata do te beje publike ne ditet ne vijim edhe arbitrat e huaj qe do te vijne ne Tirane per kete ndeshje.