Francesco Totti do të largohet nga Roma në fund të sezonit

3 Maj 2017, 16:01Sport TEMA

Drejtori sportiv i skuadrës së Romës, Monchi ka konfirmuar se legjenda e klubit, Francesco Totti do të largohet nga futbolli në fund të këtij sezoni

“Totti ka arritur një marrëveshjeje me klubin që nga sezoni i ri të jetë në drejtimin e klubit. Tani shikojmë përpara dhe shpresoj që ta kem përkrah meje që të ma mundësojë të kuptoj çka është Roma, sepse Francesco është Roma”, ka deklaruar Monchi

“Nëse ai do të mbetet do të kërkoj të më qëndroj pranë. Do të më mjaftonte të kuptoj nga Totti vetëm 1 për qind nga ajo që është Roma, në mënyrë që të jem i lumtur”, ka theksuar Monchi, i cili zbuloi se Roma dëshiron që De Rosssi dhe Spalleti të mbeten edhe më tej në Romë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje