KQZ ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të deputetit Vladimir Kosta.
“KQZ mori ne shqyrtim sot kerkesen e Prokurorisë së Përgjithshme për ri-verifikimin nga KQZ të formularit të vetëdeklarimit në zbati të ligjit ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit” për shtetasin Z. Vladimir Kosta, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Komisioni pasi u njoh me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, hodhi në votim propozimin e një prej anëtarëve të këtij komisioni i cili parashtroi se kërkesa e Prokurorisë të mos merret në shqyrtim pasi KQZ është shprehur më parë në lidhje me sa kërkohet nga Prokuroria dhe se rimarrja në shqyrtim dhe vendimmarrja eventuale do të përbënte gjë të gjykuar, ndaj dhe KQZ nuk mund të vazhdojë shqyrtimin në themel të saj.
Nga kryetari i KQZ u relatua se me Vendimin N.82, datë 23.03.2017 KQZ ka marrë vendim ndërmjet të tjerash edhe për subjektin Vladimir Kosta ku kjo e fundit ka vendosur kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit e parakohshëm të mandatit për funksionarit Vladimir Kosta.
Pasi u hodh në votim propozimi i njërit prej anëtarëve te KQZ, kjo e fundit me shumicë votash vendosi që kërkesa ti kthehet pa veprim Prokurorisë së Përgjithshme si dhe të njoftohet kjo e fundit për ekzistencën e vendimit N. 82, datë 23.03.2017.
Pra deklarimi me vonese i deputetit V. Kosta i denimit me gjobe 10.000 leke, nuk perben shkak per nderprerjen e mandatit te deputetit”, thuhet në reagimin e KQZ-së.
Ligji I dekriminalizimit eshte formuluar nga Basha , per t’u paraqiur perpara europjaneve si puritan . N efakt Basha afrohet me shumme me IIS se sa me legjitimistet . Nuk e di sa do te vonohet gjyqi , qe e verteton , Berishen , Mediun dhe Bashen agjenta serbe . Mendimi I’m I pa varur , ketu rreh . Zgalem