Nga Rrezart Lahi
Dje ne “shtëpinë” e Sfidës në Tiranë u mblodhëm një pjesë e atyre shqiptarëve që kanë guxuar të kandidojnë dhe sfidojnë secilin politikan në parlamentin e ardhshëm.
Këta qytetarë dje folën me pasionin për të rregulluar këtë vend, me idetë e tyre praktike dhe akademike, me mllefin për momentin ku e kanë degëdisur politikanët e vjetër këtë vend kaq të bukur.
Në këtë sallë të mbushur me energji pozitive kishte kompozitorë, ekspertë të ekonomisë, jurist pasionantë, pedagogë, doktorë shkencash, të rinj të sapodiplomuar nga univeristetet më të mira të botës por të zhgënjyer nga pritja që i kishte bërë vendi i tyre.
Një pasuri fantastike e këtij vendi që deri dje ishte në dilemën për t’a braktisur apo jo këtë vend. Por sot të gjithë besojmë se vetëm NE e jo politikanët mund ta ndryshojmë këtë vend duke ndryshuar politikën.
Eshte fakt që për herë të parë në historinë shqiptare 140 kandidatët për parlament u vetë-propozuan dhe pasi kaluan shqyrtimin e një komisioni etike u votuan nga antarët elektronikisht (permes sistemit electionrunner.com), me listave të hapura duke përcaktuar kështu edhe rënditjen në cdo rreth.
Eshtë fakt që kjo listë nuk ishte as e mbushur me biznesmenë që kanë përfituar dhe abuzuar me paratë e taksapaguesve. Eshtë fakt që kjo listë nuk ishte plot me drejtorë të administrates apo me gratë e gangstierëve në rrethe.
Eshtë fakt që asnjë prej kandidatëve nuk janë emëruar nga kryetari Hektor Ruci dhe madje pjesa më e madhe e tyre e takuan dje për herë të pare.
Në fakt nëse listat e e kandidatëve për deputetë që kemi parë deri tani konsiderohen normale kjo listë mund të quhet lista me e çmendur e kandidatëve për deputetë.
Zotohuni para SHqipetareve qe do te dergoni pas hekurave sali kafadzicin me banden e tij te cetnikeve atehere mund te votoheni.
Këta ne fakt jane kandidatet e duhur per Shqiperine. Jane idealiste dhe kane me shume ambicie profesionale sesa makutëri prej Like Floriri.
Por te themi të drejtën, këta shkojnë dëm tek ky popull që eshte mbushur me njerez të cilët:
– janë gati të mbyllen në çadër me Bashën dhe te ndjekin mbrapa Berishën si idiotër
– janë gati të shesin votën për dy thasë miell
– i thonë kandidatit per deputet “e çfarë do bësh ti për mua?. E fut dot ne punë djalin tim? Po e fute diku të marrë një rrogë, ke tere votat e familjes tonë”. Tani dihet kush i merr votat me vende pune dhe thasë me miell. Tre partitë e mëdha.
– janë ata njerëz që presin t’i futë në punë qeveria si ne kohen e komunizmit. Duan nje vend pune që të shkojnë ne pune ne oren 7, dhe ne oren 8 deri ne 12 te jene ne kafe duke pritur te vije orari drekës dhe duke bere pisllëqe me punën e shtetit.
– janë ata që i sheh ne Facebook duke uruar si “turq të mirë” njeri tjetrin: “Hajt ta boftë Allahu mbarë”, apo “hajde Gzur Ditën e Hashures”, apo “ene çuni im i vogël ka fillu me majt Ramazon. Kom çun t’mirë për zotin”. “Hik mër budall, pse për at kaurin do votoj unë? Ma ka lonë amanet baba me votu vetem myslimont”.
– jane pastaj ata qe në fakt janë puro shqipetarë, por për arësye fitimi bëhen me partine greke dhe fillojne perzjejne gjuhen shqipe me greke. Shkojne dhe ne kishe qe t’i bien ne sy Janullës si të krishterë. Keta i quan me të drejtë Dashamir Shehi si “grekofonë”, domethëne shqipetare qe bejne si greker. Per nje vend pune.
– Jane shume dhe ata qe nuk kane asnje bindje politike dhe i ke sot ne zyra si LSI-stë, por jane gati ta braktisin LSI-në po humbën vendet e punës.
– Jane pastaj trimat e çdo partie. Ata qe shesin fortësinë e tyre tek Partia qe paguan me shumë.
Pra jane shume. Dhe përballë ketyre që janë shumë, ata idealistët që ka mbledhur Sfida jane pa fuqi. Sepse rrumpallat fitojne kunder intelektualeve me votuesit që kemi ne. Sepse po te ishin ndryshe, Berisha sot do ishte harruar si emer. Do mbahej mend vetem si nje doktor qe u perpoq dikur nga viti 1992 te merrej me politike. Aq sa kujtojme sot Aleksander Meksin
Bravo Sfida! Jeni shprese oer shqipraret
Kam qene i bindur ne sfiden e Sfida-s. I uroj sukses ne kete gare te veshtire! (Veshtiresi qe vjen nga pabarazia midis forcave politike pjesmarese, qe vjen nga perberja e komisionerve, hajdute dhe gllaberues te votave – sic edhe partite qe perfaqsojne, por perballe nje force si Sfida ata behen bashke).
Perberja e kandidateve per deputete, e cfaqur si me siper, eshte shprehje e seriozitetit dhe e pastertise shpirterore te Tyre, e idealizmit te Tyre.
Rruge te mbare !
+ 10 vota
+ 10 vota
Perse Sfida nuk ben nje levizje te papritur ,vertete nje ,,,,sfide,,,,,te dklaroje….
Aleance paszgjedhore me partite qe e konsiderojne vehten te djathte te qendres ,si me Topin ,Duken ,Idrizin ….por edhe me Blushin….
Shpallja e nje programi te qarte ….liberalizimi i ekonomise ,jo monopoleve oligarke,lufte pa meshire korrupsionit ,droges dhe mafias,krijimi i bashkimeve agroindustriale me perkrahjen e shtetit,investime themelore ne infrastrukture ne favor te turizmit,modernizimi i shkolles ,shendetesise….
Thirrje elektoratit te moderuar te PD per te votuar ,jo bojkotit por pjesmarrjes ,kjo eshte demokracia…
Premtimi qe pas zgjedhjeve do te krijojme nje parti te vetme te qendres se djathtes ,me nje deklarate te perbashket te menjehereshme …Edhe sikur sonte te behej kjo deklarate ,jam i sigurte qe Basha do te vraponte te futej ne zgjedhje
Keto jane disa pika.por te jeni te bindur ky bashkim i mundur arrin 40…60 deputete .Mbas thirrjeve te te djathtes se moderuar te Europes,jam i bindur se votuesit normale te PD do te reagojne …lerini fanatiket ne delirin e tyre.
Lideri i ardheshem te zgjithet sipas parimit nje person nje vote ,nepermjet rrjetit social…..
Qofsha i gabuar, por une nuk mund ti besoj nje njeriu si ky Bojaxhiu, i cili, me parate e perfituara me te padrejte, ka bere nje vile luksoze ne Farke. Premtimet ngelen premtime, kur ata harrohen menjehere pas zgjedhjes. Ky realitet e ka shoqeruar kete vend prej 30 vjetesh, Nuk kam arsye per optimizem!
Ndjese por ca shkrimi ishte ky? Ca kuptimi? Apo masturbim i castit?
Vetem po u bene deputet do e pranojne sfiden keta anetare te ” Sfides ” ? Po nuk u bene deputet cfar do te bejne ? Vetem deputet u ndez fitili ketyre ??? Po merreni avash avash kete pune o bijte e xha Selimit . Fillojeni njeher luften si anetar te shoqerise civile meqenese jeni bashkuar nja 140 anetar . Mos u shkerrmoqni kur ta shihni qe skeni per te marre vota . Duhen dhene prova te ky popull i shkaterruar . Duhen pare mbiemrat dhe lidhjet familjare me ish nomenklaturen . Ka qene mode e rregjimeve diktatorjale , ajo e femijve te paligjshem te kupoles . Prandaj po qe se ju jeni ” femijte e brigadiereve ” lereni kete popull rehat dhe vazhdoni punen tuaj . Kaq ju thote xha Selimi ! La fiesta del chivo goes on …