Standarti i dyfishtë i Nishanit

3 Maj 2017, 10:38Politika TEMA

Bujar Nishani është konsideruar si presidenti më i dobët që Shqipëria ka patur në këto 26 vejt pluralizëm.

Kjo, sepse ai jo vetëm nuk ka qenë kurrë i aftë të zgjidhë kriza, por përkundrazi, më lëvizjet e tij të palogjikshme dhe tërësisht militanteske, ka thelluar krizën.

Ngërçi i fundit politik dhe sjelllja e Nishanit ndaj tij, është rasti tipik i militantizmit të tij, duke bërë ç’i thotë partia dhe duke mos u ngritur dot kurrë mbi palët.

Para pak ditësh kur thirri një tryezë për të negociuar mbi ngërçin politik, Nishani kërkonte që paraprakisht të shqyrtohej një axhendë, të flisnin më parë negociatorët, një proces organizimi që e kërkon niveli dhe rëndësia e këtyre takimeve.

Mirëpo sapo Basha i tha “JO” tryezës së thirrur prej tij, ai e anuloi menjëherë takimin, pa këmbëngulje.

Krejt ndryshe ndodhi dje.

Basha i tha “PO” tryezës së thirrur nga Nishani, e ky i fundit i harroi të gjitha organizimet që duhet të bëhen, por caktoi menjëherë orën, 10:00 e ditës së sotme.

Kjo tregon edhe njëherë se si në fakt, Nishani po ikën nga Presidenca ashtu siç erdhi.

Si një militant në shërbim të partisë mëmë, i cili për fatkeqësinë e këtij vendi, nuk u ngrit dot kurrë mbi palët, por mbeti vetëm një ushtar i bindur i Berishës.

6 komente në “Standarti i dyfishtë i Nishanit”

  1. Ledi says:

    Mos fol se prish, te tjerat.

    1. AMY says:

      eshte fiks fare keshtu, ky burre i vogel ne shtat dhe shpirt, dashakeqes per nje pale dhe ure kalimi per palen e berishes & co, nuk e beri kurre detyren e tij si president, erdhi dhe iku pa asnje lloj personaliteti, beri vetem punet e veta dhe te PD-se dhe e la kete vend ne lufte te ashper politike, u kujtua tani te ulet sepse e ka urdheruar me siguri berisha, kushedi se cfare do kerkoj nga pala e mazhorances ,

    2. Bato says:

      o Ledi, po nese edhe Rama nen ze i ka kerkuar qe ta organizoje takimin, sic e do situata?
      Lereni te shkretin te largohet pa zhurme

  2. Ilir says:

    Po, percaktim i sakte, ndryshe teper realist. Po Ai qe vendoset perballe Bashes ne kete tavoline te militantizmit te PD-se, cfare eshte ?! Perse duhet te pranoje kushtet qe Berisha vendos para zgjedhjeve ? Ai (Rama) ka arsyetuar dhe arsyeton se Berisha me te tijte e bejne kete zallamahi thjesht prej Vetingut, por do te shtoja se Saliserbi shkaterroi planin e BE ndaj Shqiperise, mbi te gjitha kerkon te fitoje dicka nga procesi i zgjedhjeve, sepse kurre nuk e kalon pragun 10% te te gjithe deputeteve. Gjithmon ka manipuluar, ne cdo proces perdor menyra te reja manipulimi. Duke mos qene ne qeverisje, dhe me banda te shkaterruara, ndonje qe ka shpetuar eshte tulatur, Berisha kerkon me cdo mjet te siguroje terren manipulimi. Ndryshe ngordh se bashku me beniaminin e vet, kllounin Basha.
    Pranimi i Rames me te tijte per tu ulur ne tavolinen e Nishanit, eshte kapitullim , kapitullim ne tavoline ndryshe fitore e Berishes ne tavoline.
    Pabesisht, Rama me te tijte kane tradhetuar besimin qe 1 milion qytetare i dhane per te qeverisur duke vendosur ne vend drejtesine e neperkembur nga Berisha me banden e tij. Gati 4 vjet dhe ne fund te tyre Kapitullim me kushte te plotesuara per Berishen dhe banden e tij.
    Harram vota !

  3. astrit says:

    Ne fakt nuk po iken sic erdhi, sepse kur erdhi ishte me mustaqe, ndersa do te larohet pa mustaqe.

  4. spartaku says:

    Bujar Nishanlliu nuk eshte president,por nje cope muti i ngjitur pas kepuces se Sali Berishes.Po keshtu eshte dhe Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje