Partia Demokratike dhe aleatët e saj mesa duket, nuk janë të vetmit që nuk shkojnë në zgjedhje.
Nga burime të PS thuhet se edhe partitë e vogla, aleate të PS, kanë vendosur të tërhiqen në garën elektorale të 18 qershorit.
Kjo çon automatikisht që PS të përfitojë dhe mandatet e tyre elektorale.
Lajmin në fillim e ka dhënë Petro Koçi, kreu i PSV ’91.
“Kur subjektet rregjistrohen secila vetmas atëherë vota duhet të përqëndrohet tek subjekti kryesor që të fitohet e drejta e kryeministrit. Nisur nga kjo logjikë çdo votë për PSV’91 do të përqëndrohet te PPSH”, është shprehur Koçi.
Pas PSV 91, një tjetër parti mbështetëse e Ramës u tërhoq nga gara. Bëhet fjalë për Partinë e Unitetit Kombëtar.
“Në rrethanat e krijuara nga PD pas pamundësisë së rregjistrimit të koalicioneve parazgjedhore pjesëmarrja e Partisë së Unitetit Kombëtar si dhe e partive të tjera aleate të së majtës socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit, dëmton rezultatin elektoral të forcës së parë politike, PSSH, sepse votat që marrim ne, ikin dëm dhe nuk i shkojnë aleates sonë të madhe që do qeverisë me devotshmëri dhe përkushtim Shqipërinë e sotme.
Nisur nga kjo logjikë, çdo votë për Partinë e Unitetit Kombëtar, e cila në zgjedhjet e fundit të qershorit 2015, mori 11.200 vota, duhet t’i jepen PSSH së kryeministrit Edi Rama”, tha Idajet Beqiri.
PPSH?
Cesht kjo PPSH?
Pse shkruhet PPSH ? ! Gabim apo”kunj”?
PSSH jo PPSH, apo u ka ngel ora mbas?
Çudi, po çudi e Mesme
Sa mëndja dot s’ma kapë
Partia e Punës e Shqipërisë
Na qenka ngjallur Prapë !
?
Mos ja vini re te ngratit.
Sepse kaq e ka haberin,
Nuk e ka për kunj të të gjatit,
Por nga malli për Enverin.
Gopist, e ke menduar ndonjehere te besh nje liberth me mini-poezite e tua? Do ta blija me kenaqesi.
PSSH jo PPSH or mik.
PS = PPSH = PKSH = dobici “Enever Hoxha”
Pse kur futet ne zgjedhje nje parti e vetme apo nje krah politik si duhet te quhet qe po habiteni idiot? Ca rendesie ka emri, rendesi ka ngjashmeria
Aspak e vertete
Koalicionet nuk u ndertuan pikerisht qe te voglat te digjeshin dhe kur kjo strategji vihet ne jete te voglat nuk quhen aleate por kundershtar
Aleat eshte vetem ai qe ke ne kualicon parazgjedhor ndersa aleat i mundshem eshte ai qe ti futesh ne bisedime pas zgjedhjeve per aleance
PS+LSI+Libra+PDIU plus vota te vjedhura e te blera, baraz me maxhorancen e ardheshme me Ramen Kryeminister. Prandaj eshte konfident gjatoshi. KJo eshte skema e perpunuar kohe me pare.