Petrit Vasili flet pas zgjedhjes në krye të LSI-së: Kam një lajm të mirë për të gjithë

4 Maj 2017, 14:27Politika TEMA

Kryetari i sapo zgjedhur i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një dalje për mediat falënderoj të gjithë për mbështetjen.

Mes të tjerash ai dha një lajm të mirë dhe për të gjithë anëtarët e kësaj force politike.

Sipas tij, pavarësisht se Ilir Meta nuk do të jetë më kreu i LSI-së, ai deri në datën 23 korrik, para se të mandatohet, do të marrë një turn ë gjithë vendin.

Kjo sipas tij në shenjë falënderimi për të gjithë mbështetësit e tij.

Sa  i përket negociatave të ndërmjetësuar nga Presidenti Nishani, Vasili tha se kanë qenë bilaterale ndaj edhe LSI nuk ka marrë pjesë.

“LSI nuk ka qenë pjesë e këtij negocimi pasi ky negocim ka qenë diskutim bilateral mes PS-së dhe PD-së. Jemi njohur me paketën e ndërkombëtarëve. Në gjykimin tonë ka qenë një varjant realist dhe në gjykimin tonë ishte një varjant që jepte garanci për zgjedhjet.

Sigurisht është një situatë krize politike. Këtë nuk kemi arsye pse ta fshehim. Është një krizë që kërkon maturi dhe largpamësi. Maturi për t’u menduar dhe largpamësi për të kuptuar efektin e veprimeve të sotme për të ardhmen e vendit. Ndaj ne kemi inkurajuar çdo zgjidhje që siguron zgjedhje të lira dhe me standarde.

Edhe dje kam theksuar me gatishmëri e sinqeritet që në funksion të kësaj zgjidhjeje kemi vënë të gjitha postet tona në qeveri. Kam afirmuar zgjidhjen që ka dhënë zoti Meta më parë.

Asnjë sakrificë nuk është më e madhe se rëndësi e zgjedhjeve me standarde e të lira. Ky ka qenë dhe mbetet pozicioni ynë edhe në moment edhe në ditët në vijim” tha Vasili.

Sa i përket koalicionit PS-LSI, ai pohoi se ajo çka ka rëndësi madhore për vendin është stabiliteti politik dhe jo e ardhmja e koalicionit.

Ai theksoi se së pari duhet të garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe më pas të mendohet për koalicionin.

6 komente në “Petrit Vasili flet pas zgjedhjes në krye të LSI-së: Kam një lajm të mirë për të gjithë”

  1. usa says:

    Petrit… llosh ke qene ne gjimnaz e llosh ke mbetur.
    Joteme Feriali, te ka lindur kaps dhe qe ne vogeli, nuk mbush mire ti.
    Kur ja kercet per Lesh e Line o Patricia Vasili?
    Mendon se nuk fiton PS-ja pa juve legenat e Lesh e Lise?

    1. Xen deledashi says:

      Hahahahahahahhaa

  2. Lumi says:

    Filoi edhe ky me usta Meten ashtu si Basha me Usta Berishen,te flasin ne “emer te kombit” qe u kuptuaka vetem nga keta soj.

  3. kashi says:

    mbeshtetesit qe i ka futur ne pune?

  4. Den says:

    Ne kohen e qepes:sihariq:sh.enver beri nje pordhe sepse ishte kaps
    Po ku eshte lajmi i mire o kaqol?kujt i intereson se ku shkon ramab,basha,meta,berisha apo eduart ndocaj?

  5. Ballabani brenda cadres says:

    Vazhdon edhe ky si Ramis Alija ne kongresine vazhdimesise…
    Iku Likja o Petrit,iku,LSI pati “sukses” vetem punesimin e idhtareve te saj,kjo per “merrite” te Likes,i cili flirtoj sa djathtas e majtas.Mbas ketyre zgjedhjeve,do i mbeten rrugeve militantet,te cilet besoj se do rikthehen ne familjen e tyre socialiste,perndryshe do shesin banane…
    Degjome mua dhe qeroje ate Monen se e ke ciban mbas bythe,njesoj si “ca besnike” te Berishes,te cilet as te pjerrhe nuk e lene Lulushin pa marre mendimin e Berishes…
    Degjome mua,sa nuk je vone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje